E Diel, 1 Nëntor 2026

Aston Vila: Jong është njësoj si Ronaldo dhe Mesi

Londër - Kristiano Ronaldo dhe Leonel Mesi janë në qendër të mediave si futbollistët më të mirë të globit, por tekniku i Aston Vilës, Martin O’nill, shprehet se është edhe një tjetër në nivelin e tyre. Lajtari për të cilin flitet është Eshli Jong. Në një intervistë për The Sun tekniku i Aston Vilës ka folur me superlativa për futbollistin e tij.

“Mediat flasin gjithnjë për Kristiano Ronaldon dhe Leonel Mesin. Unë mendoj se është edhe Eshli Jong në të njëjtin nivel me ta. Shohim gjithmonë paraqitjet e lojtarëve në takime të ndryshme, por të paktë janë futbollistët e nivelit të parë. Eshli është një nga ndër ta. Mendoj se është një futbollist i nivelit botëror, dhe ka akoma për të dhënë në karrierën e tij”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›