E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fortuzi largohet nga stoli i Tiranës si zv-trajner

Tiranë (Start) - Indrit Fortuzi është larguar nga posti i tij si zv-trajner i ekipit të Tiranës. “Zogu” u përfol pas largimit të Slishkoviçit si një alternativë e mundshme për zëvëndësimin e tij, por ishte vetë ish-lojtari që nuk pranoi këtë përgjegjësi. Fortuzi ishte në krah të kroatit të larguar, që nga koha që ky i fundit mori në dorë drejtimin e klubit bardheblu.

Me ardhjen e trajnerit të ri, i cili ka qenë edhe ky më parë zv-trajner i Tiranës, Fortuzi është larguar në mënyrë enigmatike. Akoma nuk është bërë asgjë zyrtare për këtë largim, por duket që raportet midis Kolës dhe Fortuzit të jenë jo të mira.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›