E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aston Villa mban Bentin

Menaxheri Alex McLeish ka pranuar se Darren Bent është futbollist i rëndësishëm për Aston Villan dhe nuk beson se do të ketë problem të mbajë sulmuesin në ekip.

Bent, ka qenë në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Villa në janar edhe pse ka më pak se nj vit që erdhi në klub nga Sunderland.

I pyetur nëse do ta ketë vështirë të mbajë shërbimet e Bentit, McLeish tha: “Nuk besoj. Nuk kam dëgjuar asgjë. Për aq sa di unë, ai do të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë. Kemi nevojë për të, ai është sulmues i shkëlqyeshëm”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›