Cavani pëlqen Spanjën

Edinson Cavani ka frikësuar tifozët e Napolit duke pranuar se në të ardhmen dëshiron të luajë në Spanjë.
Sulmuesi uruguaian është njëri prej futbollistëve kryesor në San Paolo dhe vazhdimisht spekulohej se kërkohet nga klube të mëdha evropiane përfshirë Real Madridin dhe Barcelonën.
“Më pëlqen futbolli anglez sikurse ai italian por jam tifoz i futbollit spanjoll. Atje ka më tepër hapësirë dhe është mirë për një sulmues i cili pëlqen të lëviz rreth fushës. Spanja është ideale për mua, do të isha i lumtur të luaj atje” tha Cavani për El Pais de Montevideo.