E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotografitë e tifozëve në fanellat e Sevillës

Klubi spanjoll i futbollit Sevilla ka gjetur një mënyrë të re për të përmirësuar financat. Nëpërmjet uebfaqes zyrtare të klubit, tifozët mund të zgjedhin futbollistin e tyre të preferuar, të paguajnë 24.90 euro dhe fotografia e tyre do të jetë pjesë e numrit në fanellën e atij lojtari.

Fotografia është e madhësisë 2x2mm, që nënkupton se secili numër në fanellë mund të përbëjë 3142 fotografi. Duke pasur parasysh këtë, secili numër në fanellë mund të vlejë më tepër se 70 mijë euro. Nga klubi thonë se kanë marrë reagime pozitive.

“Njerëzit janë të gatshëm të paguajnë për të pasur mundësinë që të kenë fotografinë në fanellat e idhujve të tyre”, tha një zyrtar i Sevillës. Sevilla është klubi i parë që ka nisur një iniciativë të këtillë, ndërsa thuhet se së shpejti mund t’iu bashkohet edhe Granada.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›