Bizhuteritë e arta, si duhet ti kombinojmë me veshjen
Xhevahire të trashëguara nga familja, të blera ndër vite apo të dhuruara nga i dashuri. Nëpër sirtarë i kemi të gjithë ca bizhuteri ari, që na pëlqen t’i vendosim çdo ditë ose në raste të veçanta. Ari është shik, unik dhe i çmuar, por nuk shkon me gjithçka. Ndonjëherë madje është shumë e vështirë që ta kombinosh me bizhuteri të tjera. Zbuloni se cilat janë sekretet e përshtatjes së bizhuterive të arta.
Kombinimi
Të gjitha femrat e adhurojnë arin, por shumë shpesh ta kombinosh atë me veshjen është e vështirë, pasi rrezikoni të jeni vulgare. Më poshtë, do të gjeni disa këshilla për të kombinuar aksesorin që preferoni. Së pari, duhet të keni parasysh, që të mos vini shumë aksesorë të artë. Gjatë ditës synoni një zinxhirë të thjeshtë, të kombinuar me një këmishë ose me vath në formë rrethi, apo një varëse me një kanatiere për tu dukur më moderne. Ndërsa në mbrëmje, mund të vini një byzylyk, i cili bie në sy me një fustan të zi seksi ose një gjerdan super elegant. Ari i bardhë, mund të kombinohet me shumë ngjyra: e preferuar është grija, e bardha, por edhe ngjyrat si e kuqe, vjollcë, e verdhë, gurëkali, ndërsa portokallia jo. Ngjyrat që shkojnë më shumë me arin e verdhë janë: kafe, e zezë, gri miu, portokalli dhe ngjyrat pastel, rozë dhe.
Ari i verdhë
Kujdes! Ngjyra e arit nuk të lejon që ta përshtatësh me çfarëdolloj veshjeje ose stili. Veç të tjerash, bizhuteritë e ditës duhet të ndryshojnë nga ato të natës. Joshëse apo shik? Zgjedhja të përket ty!
Gjatë ditës
Për të qenë shik
Nëse ke veshur një triko me mëngë të gufuara, vendos në gisht një unazë të hollë, që i bën duart të duken fine. Nëse të pëlqen të vendosësh në qafë një varëse të bukur të hollë, atëherë vish një këmishë jo shumë të hapur. Në çdo rast, mos vendos shumë bizhuteri. Vetëm me një bizhu të artë, look-u yt do të jetë më elegant.
Për të qenë në modë
Zgjidh një zinxhir të ndërthurur me gurë, kombinoje me një fustan ose fund të derdhur dhe bluzë me jakë “V”. Mund të vendosësh edhe një palë vathë ari në formë rrethi. Për të mos e rënduar shumë look-un, mos e ekzagjero me aksesorët, sidomos nëse je pak e kolme.
Në mbrëmje
Magjepsëse
Zgjidh një byzylyk ari. Është tendencë dhe gjithmonë shumë seksi kur vishet me një fustan seksi të hapur, në ngjyrë të zezë.
E matur
Ver një varëse të hollë elegante, që ngushtohet në qafë. Dhe mos harro një dekolte të bukur, duke hidratuar lëkurën me një krem të mirë hidratues.
Ngjyrat
Ngjyrat që shkojnë më shumë me arin e verdhë janë: kafe, e zezë, gri miu, portokalli dhe ngjyrat pastel, rozë.
Ari i bardhë
Në përgjithësi ari i bardhë ka një natyrë paksa më kazual. Është më modern dhe preferohet më së shumti nga vajzat e reja. Mund të kombinohet me gjithçka dhe të shoqërohet me bizhuteri të tjera.
Gjatë ditës
Për të qenë elegante
Vendos një unazë dhe një byzylyk prej ari të bardhë dhe kombinoje me një fund të ngushtë treçerekësh dhe një triko të zezë ose të bardhë.
Për të qenë në modë
Mund të vendosësh vërtet çfarë të duash. Madje edhe byzylykë me ngjyra. Thuajse të gjitha ngjyrat shkojnë me arin e bardhë. Megjithatë shmange një look multikolor, sepse bizhuteria e artë do të humbiste në mes të ngjyrave.
Në mbrëmje
Magjepsëse
Vish një fustan me gurë.
E matur
Veshje me dy ngjyra dhe vathë me pikë loti të varur. E thjeshtë dhe seksi.
Ngjyrat
Ngjyrat që shkojnë më shumë me arin e bardhë duhet të jenë të shndritshme. Ngjyrë mjedre, e kuqe, gurkali, kumbull, e verdhë, por shmang portokallinë. Grija dhe e bardha janë perfekte.
Gurët Swarovski, tendeca e aksesorëve 2009
Gurët Swarovski do të jenë në modë këtë vit. Por këta lloj gurësh, është e vështirë t’i zgjedhësh. Koleksioni i ri bazohet në gruan kontemporane, të sofistikuar dhe të sigurt për atë që kërkon. Një grua misterioze, pasionante, e cila alternon elementet femërore me ato mashkullore. I pëlqen të luaj me tendencat e kohës. Varset janë të dizenjuara me kristale King size. Bizhutë e shndritshme i japin look-ut pamje me të vërtet të bukur, duke marrë reflekse me ngjyra të ndryshme.
16 Maj 2009