E Shtunë, 31 Tetor 2026

Astronautët e NASA-s përfunduan ecjen e planifikuar në hapësirë

Astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe të anijes amerikane "Discovery" kryen dje ecjen e parashikuar në hapësirë, gjatë së cilës instaluan  panele të reja diellore, që ndihmojnë për furnizimin e stacionit me energji.

Astronautët Toni Antonelli  dhe Joseph AcabaNASA tha se dy astronautët Steve Swanson dhe Richard Arnold qëndruan në hapësirë pak më tepër se 6 orë për të instaluar bazën suportuese të paneleve diellore.

Astronauti Jozef Acaba u tha kolegëve të tij kontrollorë në Tokë, se instalimi i paneleve diellore u realizua jo aq lehtë sa ishte menduar, por shtoi se kolegët e tij "kishin bërë një punë shumë të mirë”.

Sfida mbetet sot, kur krahët e panelit diellor të shpalosen. 

NASA tha se ecja e djeshme në hapësirë është e para mes tre ecjeve të planifikuara gjatë misonit 13 ditor të anijes "Discovery".//lk

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›