Qeveria ka treguar vullnet në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja me BE-në

Procesi i ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian u përmbyll me sukses në shkurt. Për të mbajtur dinamikën e procesit, Qeveria shqiptare po punon ngushtë me strukturat e BE-së dhe po koordinohet me Presidencën Çeke për të paraqitur aplikimin për status brenda këtij tremujori. Qeveria shqiptare po e merr këtë hap tjetër drejt Integrimit Evropian pasi ka treguar një “track rekord” të mirë në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Përkohshme; ndërkohë që MSA pritet të hyjë në fuqi, janë ndërmarrë një seri reformash të rëndësishme për secilin kriter. Gjithashtu, për sa i përket detyrimeve lidhur me “kriterin politik”, Shqipëria vazhdon të bëjë progres në konsolidimin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës. Bazuar dhe mbi konsensusin midis forcave politike, reforma te rëndësishme janë çuar përpara Në lidhje me reformën zgjedhore, është miratuar kodi i ri zgjedhur në fund të 2008 i cili futi një sistem të ri zgjedhor në Shqipëri. Kodi u realizua pas ndryshimeve kushtetuese bazuar në një konsensus të gjerë politik. Pas hyrjes në fuqi të Kodit në janar 2009, Presidenti i Republikës shpalli datën 28 qershor 2009 për zgjedhjet e përgjithshme. Hapi i radhës ishte përzgjedhja e Kolegjit Zgjedhur dhe e Gjykatës së Apelit (16 janar 2009). Në shkurt, Parlamenti emëroi anëtarët dhe kryetarin e Komisionit Qendror Zgjedhor i cili po punon për përmbushjen e detyrimeve që i përcakton kodi i ri zgjedhor. Sidoqoftë, 28 qershori do të jetë vetëm një përbërës i procesit zgjedhur. Një aspekt mjaft i rëndësishëm i kësaj reforma janë përgatitjet për infrastrukturën e duhur zgjedhor. Në këtë drejtim, ka kohë që ka filluan puna. Gjithashtu, qeveria ka marrë disa masa të rëndësishme për modernizimin e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, si dhe për pajisjen e qytetarëve me Dokumente Identiteti elektronikë dhe pasaporta biometrike. Këto janë aspekte vendimtare të reformës, të cilat e kanë transformuar procesin zgjedhor nga një proces manual i hedhjes së të dhënave në regjistra, në një proces tërësisht digjital. Në kuadrin e angazhimeve të Qeverisë shqiptare për proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe transparent, ne kemi ftuar ODIHR dhe shtetet anëtare të OSBE që të dërgojnë një mision me numrin më të lartë të vëzhguesve që kanë monitoruar ndonjëherë zgjedhjet në Shqipëri. Lidhur me reformën ne drejtësi ka pasur progres me masat e marra nga qeveria ne hartimin dhe miratimin e një sere ligjesh te rëndësishme ne ketë fushe, kjo dhe ne saj te marrëveshjes për reformën ne drejtësi ndërmjet forcave politike. Në lidhje me luftën kundër korrupsionit, ashtu siç evidentohet dhe në Progres Raportin e Komisionit Evropian, si dhe në një sërë raportesh të organizatave të ndryshme ndërkombëtare të përfshira në këtë fushë, Shqipëria ka bërë hapa të qenësishëm përpara, kjo në sajë të reformave të rëndësishme që ka ndërmarrë qeveria në shume sektorë. Në fushën e luftës kundër drogës ndjekjet penale ne lidhej me drogën janë rritur. Në lidhje me të drejtat e pronësisë, për një periudhë afat-mesme 4 vjeçare Zyra e Regjistrimit të Pronave të Paluajtshme (ZRPP) planifikon të përfundojë regjistrimin e 500 000 pronave të paluajtshme në zonat urbane. Në lidhje me Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, për 2007, kompensimi me para në dorë u realizua duke respektuar procedurat e miratuara nga Vendimet e KM. Në total, përfituan kompensim 119 subjekte. Fondi për kompensimin financiar për 2008 është 3.8 milion EUR dhe për 2009 është 4.2 milion EUR. Në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave, faza e fundit e këtij procesi është misioni i ekspertëve me përfaqësues nga Shtetet Anëtare dhje Komisioni Evropian i cili është në vijim. Ata janë ekspertë në fushat respektive që do të monitorohen, dhe merren me aspektet praktike dhe faktike të operacionit, në të gjitha fushat. Misioni i ekspertëve përfshin 107 takime brenda 8 ditësh. Procesi i liberalizimit të vizave do të lidhet ngushtë me zbatimin e reformave dhe hapave që merren nga qeveria, dhe ky proces shpejt do të arrijë objektivin. * Fjala (me shkurtime) e mbajtur në takimin e 16-të ndërparlamentar BE-Shqipëri
...