E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, pranga babait hodhi nga ura fëmijën 2 vjeçar

TIRANE- Ngjarja e rëndë ndodhi dje në qytetin e Shkodrës. Eduard Gjoka, 40 vjec hodhi nga ura në shinat e trenit femijen e tij vetëm dy vjec. Menjëherë pas krimit burri ishte larguar nga vendi i krimit, ndërsa policia e shpalli në kërkim.

Dëshmitarët okularë në vendngjarje, te cilet kanë parë skenën kanë vrapuar për ti dhënë ndihmën fëmijës duke e dërguar në spital rajonal.
Fatmirësisht fëmija arriti ti shpëtojë kësaj drame të shkaktuar nga i ati dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën, prej nga mësohet se ka pësuar vetëm një frakturë në këmbë, sic duket dhe ne foton e siguruar nga BalkanWeb.

Pas një operacioni kërkimi disa orësh, policia e qarkut Shkodër arriti të prangosë 40 vjecarin në fshatin Bardhaj, disa km larg qytetit.

Ende nuk janë të qarta shkaqet e kësaj ngjarje dramatike. Ajo që dihet është se Xhoka ishte divorcuar prej pak kohësh nga bashkëshortja e tij, ndërsa gjykata i kishte dhënë të drejtën për të parë fëmijën vetëm 3 herë në javë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›