Shqipëria dërgon fishekë në Libi, Gjoni: Veprimi i turpshëm, ministri Imami të japë sqarime
TIRANË- “Një veprim të turpshëm” e ka konsideruar deputeti i PS, Ilir Gjoni, shkeljen që Shqipëri bëri ndaj embargos së armëve të OKB, duke dërguar municione në Libi gjatë konfliktit civil dhe revoltës kundër regjimit të Muamar Gadafit.
Në një prononcim për mediat, Gjoni u shpreh se veprimi është i turpshëm ligjërisht e moralisht, ndërsa ka krijuar shqetësim edhe në radhët e OKB. Më tej deputeti socialist theksoi se të hënën do të kërkojnë një reagim nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ndërsa u shpreh se do të investigojnë cështjen.
Gjithashtu Gjoni deklaron se sanksionet që do të marrë Shqipëria janë ligjore dhe politike, pasi në raportin e OKB bëhet fjalë për një sasi të madhe municionesh.
(e.m/News24/BalkanWeb)