E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, hidhnin rrjetat në det, peshkatarët gjejnë kufomën e një 45-vjecari

SARANDË- Një kufomë e seksit mashkull është gjetur i mbytur në det 200 metra larg grykëderdhjes së Butrintit në vendin e quajtur kanali i Qukës.

Kufoma është gjetur nga peshkatarët të cilët teksa kanë hedhur rrjetat për peshkim kanë vënë re kufomën.

Peshkatarët kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ka nisur hetimet, ndërkohë që nisi puna dhe per identifikimin e personit. Mesohet se trupi i pajete eshte shtetasi Roland Kuci, 45 vjec, lindur ne Progonat te Tepelenes, i humbur rreth 1 jave me pare. 45-vjecari vuante prej kohesh nga depresioni. Identifikimi u be nga familjaret ndersa behej ekspertiza ne morgun e Sarandes. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›