Sërish incidente në Shkup, përleshje mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Maqedoni- Incidentet etinke në Maqedoni janë rikthyer sërish, pasi një përleshje masive ka ndodhur mes disa të rinjsh maqedonas dhe shqiptarë.
Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar mbi incidentin, duke theksuar se ka identifikuar një pjesë të autorëve të rrahjes së dhunshme dhe se janë ndaluar disa persona, raporton INA.
MPB-ja ka nënvizuar se po vazhdon kërkimet edhe për personat e tjerë që janë përfshirë në incident.
Në këtë incident masiv janë dëmtuar edhe dy autobusë në afërsi të pompës së benzinës Makpetrol, që gjendet në afërsi të stacionit. Mësohet se në disa prej autobusëve ka pasur qytetarë maqedonas, të cilët kishin dalë sot në mënyrë të organizuar për pritjen e Johan Tarçullovskit, i liruar nga Tribunali i Hagës, pas vuajtjes së dënimit për krime lufte.