E Diel, 1 Nëntor 2026

Çifti i të moshuarve nga Austriame viagra kontrabandë në çantë

TIRANE - Një sasi e konsiderueshme Viagrash të cilat kishin destinacion tregun e kryeqytetit u sekuestruan mbrëmjen e djeshme në aeroportin Nënë Tereza. Viagra po hynte kontrabandë nga Austria në Tiranë dhe transportoheshin me çanta nga një çift shqiptar.

Operacioni u krye në bashkëpunim mes policisë së aeportit dhe antikontrabandën

Ky medicament transportohej ilegalisht në territorin shqiptar nga një cift të moshuarish të cilët pasi kanë dëshmuar për policinë janë proceduar në gjendje të lirë. Viagrat vinin kontrabandë nga Austria, me destinacion tregun e Tiranës ndërsa aktualisht po punohet nëse nga këta shtetas ka patur dhe herë të tjerë transport të medikamenteve.

 Viagrat ishin fshehur në cantën personale të ciftit dhe janë pikasur pas një informacioni nga kolegët e doganës austriake.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›