E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, vihet në skenë ‘Babai’, realiteti shqiptar në tranzicion

GJIROKASTËR-“Babai” është drama e shkruar nga Ruzhdi Pulaha e është ngjitur në skenën e teatrit të Gjirokastrës nën interpretimin e trupës profesioniste. Fati i një familjeje shqiptare që bie në kthetrat e trafikantëve të shfrytëzimit të vajzave dhe drama e figurës qëndrore të këtij kalvari babait ka përlotur spektatorët në teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër.

Drama, u vu në skenën e Teatrit Kombëtar nën regjinë e Vasil Cuklles dhe në rol kryesor interpretoi Viktor Caro. Aktori Caro tha se e ka jetuar shumë fort këtë rol i frymëzuar dhe nga shumë ngjarje reale që kanë prekur familjet shqiptare dhe në Jug të vendit. Caro i ka dhënë profilit të “Babait” të Pulahës elementë nga realiteti I Jugut të vendit. “E kam përjetuar si prind këtë rol”, tha Caro gjatë një prononcimi për mediat.

Ndërsa regjisori i dramës Vasil Cuklla tha se apeli i kësaj drame shkon për ndërgjegjien kolektive dhe drejtësinë. Drama që do të vazhdojë të shfaqet deri në fund të kësaj jave ka ardhur nën interpretimin në role të tjera të aktorëve të njohur të trupës profesioniste si Klement Konomi, Irena Pilo, Liljana Ristani dhe Andon Pilo. Kjo është shfaqja e parë për këtë vit e vënë në skenën e teatrit ‘Zihni Sako’, ndërsa ajo me e fundit për publikun ka qenë dy vjet me parë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›