E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ata që kanë levat e kontrollit nuk mund të na braktisin kështu

Jam një lexuese e rregullt e gazetës tuaj. Po ju bëj prezent problemet që na shqetësojnë si më poshtë vijon:

Jam punonjëse e vjetër në një ndërmarrje ku punojme këpucë me material porositësi. Që nga muaji prill 2008 po na vonojnë rrogat, nga 30 deri në 45 ditë (rrogat janë minimale nga 17.000 lek në muaj).

Veç kësaj, nga janari 2008 e deri tani nuk janë dërguar siguracionet për tërë punonjësit, 250-300 vetë (ndonëse kontributi ynë çdo muaj na është mbajtur rregullisht nga paga e nuk dihet se ku ka shkuar).

Firma (është e huaj) na detyrohet sipas kontratave të punës së kryer rreth 250 000 euro të cilat nuk na i dërgon. Administratori, për t’i shpëtuar përgjegjësive del me teorinë “Kush të dojë të rrijë e kush të dojë të ikë” pa përmbushur detyrimet që ka ndaj nesh.

Shteti ynë ndonëse i ka tërë levat e kontrollit dhe zbatimit të ligjit nuk vepron dhe në mbetemi në mëshirë të fatit. Me këtë shqetësim dua t’u them: ata që kanë sy ta shikojnë, ata që kanë veshë ta dëgjojnë këtë zë, atyre që ju takon të veprojnë urgjentisht, të marrin masat e të rregullojnë gjendjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›