Lufta e Tretë Botërore? Për mua ka kohë që ka nisur
Kur kohet e funditshpertheu lufta midis Rusise dhe Gjeorgjise për Osetine e Jugut diku lexova nje shprehje: “Rusia ka rikthyer hijen e Luftes se Trete Boterore për të cilen shume njerez besojne se nje dite do të ndodhe, por askush nuk e di se kur do të ndodhe”.
Qe nga mbarimi i Luftes e Dyte Boterore e deri me sot njerezimi jeton ankthin e nje lufte të re. Por a do të ndodhe nje Lufte e Trete Boterore me kuptimin klasik të kesaj fjale ?! Ajo ishte plotesisht potenciale kur bota ishte e ndare në dy kampe, por fale pjekurise se atyre që i udhëhoqën keto kampe, ajo disa here vajti në prag të saj, por s’e kaloi pragun e “ luftes se ftohte” sepse u bene llogarite “me hanxhiun”.
Mendojme se L3Bnë kuptimin klasik ështëm veshtire të ndodhe sepse shoqeria njerëzore ka arritur në nje shkalle të tille intelekti që di ta parandaloje Luften Boterore se është plotesisht e kuptueshme se po ndodhi,ashtu siç ka thene Ajnshtajni : Lufta e Katert do të behet me shkopinj. Nga ana tjeter është fakt se që nga L2B e kendej janë bere luftra të tmerrshme si në Vietnam, në Kore, në Irak, në ish-Jugosllavi dhe kohet e fundit në Gjeorgji.
A nuk janë keto pjese e nje Lufte të Trete Boterore, sepse janë zhvilluar mbas mbarimit të L2B? Pra në kete pikepamje L3B ka filluar me kohe, ajo edhe do vazhdoje duke paturkarakter lokal, në mbrojtje të interesave të shteteve të ndryshme,kryesisht të superfuqive. Ripartizimi i botes në disa pika të rendesishme strategjike siç janë: SHBA, Rusi, Kine, EB, Indi, Japoni etj., janë nje premise e rendesishme për të ruajtur ekuilibrin e Botes.
Nderhyrja rezultative e EB-se në konfliktin e fundit Rusi-Gjeorgji tregon se “nuk të lene të gjesh shesh e të besh përshesh”. Megjitheate , a do të arrije ajo kohe që nje brez i caktuar të hedhe armet në det e të thote: “sa budallenj kanë qene të paret tane! - siç thote Balzaku . Kjo është nje kohe e larget e cila mendojme se ka të beje me zgjidhjen e shume problemeve të komplikuara që ka shoqeria njerezore.