E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ma japin certifikatën time të pronësisë, pa paguar

I dashur Shekulli! Të nderuar Zotërinj! Kërkoj falje për shqetësimin që po ju sjell, por jam në pamundësi për rrugëzgjidhje tjetër. Lezha ka një zyrë të regjistrimit të pasurive të paluajtshme ZRDP që ka tmerruar lezhjanët, iku pala e parë korruptive, tani ka një tjetër, pa etikë zyrtare! Unë disponoj tokë (pasuri) me certifikatë të datës 27.10.2005.

Prej muajsh paraqitem në sportel për të marrë dublikatën e certifikatës, por nuk e japin pa lekë. Unë si intelektual e quaj skandal veprimin e tyre dhe të atyre që i mbajnë këta lloj njerëzish. Kërkoj të më jepet dokumenti përkatës sipas ligjit.

Këtë letër ia kam dërguar zotit Kryeministër si dhe mediave Top Chanell (Fiks Fare) dhe gazetës “Shekulli” (drejtorit z.Adrian Thano). Lutemi merrni në konsideratë kërkesën time të ligjshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›