“Ata që kanë marrë leje ndërtimi janë anëtarë të Këshillit Bashkiak”
Denoncon deputetja Lalla Përnaska
TIRANE - Deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska deklaron se akuzat në adresë të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Rama nuk janë politike sepse ka materiale dhe dosje të cilat tregojnë qeverisjen korruptive të Ramës në krye të bashkisë.
“Ne jemi para të fakti flagrant dhe është konstatuar se është bërë një abuzim i rëndë në dhënien e lejeve të ndërtimit”, theksoi Përnaska.
Sipas saj, Rama po i jep leje ndërtimi të gjithë përfaqësuesve të tij dhe pikërisht kjo është një konflikt interesi sepse të gjithë ata që kanë marrë leje ndërtimi janë anëtarë të Këshillit Bashkiak. Përnaska tha më tej se komisioni i ngritur nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, do të hetojë të gjitha aferat e Ramës dhe abuzimet me lejet e ndërtimit.