E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depozitohet në Kuvend kërkesa për komision hetimor ndaj Edvinit - abuzoi me lejet e ndërtimit

Grupi parlamentar i PD-së depozitoi të premten në kryesinë e Kuvendit kërkesën për krijimin e një komisioni parlamentar "për hetimin e dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës në periudhën 2007 e në vazhdim". Gjatë një komunikimi me mediat, deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri deklaroi se "komisioni do të hetojë procedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit në mënyrë krejtësisht abuzive, klienteliste e në konflikt interesi në Bashkinë e Tiranës, duke krijuar një kartel të paligjshëm ndërtimi, bllokimin dhe mosdërgimin e planit të ri Rregullues të Bashkisë së Tiranës për miratim, sipas ligjit, dhe abuzimet me dhënien e lejeve të ndërtimit në mungesë të këtij Plani Rregulluese". Komisioni hetimor do të përbëhet nga 9 anëtarë, 5 nga shumica parlamentare dhe 4 nga opozita. Kryetari i tij do të jetë nga grupi politik nismëtar, ndërsa nënkryetari nga opozita. Veprimtaria e këtij komisioni do të përfshijë një periudhë tremujore nga krijimi i tij, një kohë kjo e mjaftueshme për përfundimin e hetimeve dhe hartimin e raportit. Është e dyta herë që për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama kë

;rkohet një hetim parlamentar. Në vitin 2003, kryebashkiaku u hetua nga një komision hetimor, i kryesuar nga Sokol Olldashi, me akuzën për shpërdorime me detyrën dhe fondet publike.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›