E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Rritet më tej forca e punës

Gjatë tremujorit të katërt të 2008 është rritur forca e punës krahasuar me tremujorin paraardhës

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2008 forca e punës është rritur me 5,594 persona që nga tremujori i tretë i këtij viti, bëjnë të ditur burime zyrtare nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Ndërkohë, numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat bujqësor, vlerësuar sipas Anketës së Forcës së Punës 2007, është 568,549 persona. Në sektorin privat jobujqësor gjatë këtij tremujori eshte vene re një rritje prej 1.78% e numrit mesatar të të punësuarve krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2008. Në këtë sektor vihet re tendenca në rritje e numrit të të punësuarve. Sipas INSTAT, numri mesatar i të papunëve të regjistruar gjatë tremujorit të tretë 2008 është 141,495 persona, ndërsa numri mesatar i të papunëve që përfitojnë pagesë papunësie është 9,916 persona. Niveli mesatar i ndihmës së pjesshme ekonomike është 2,986 lekë, ndërsa niveli i ndihmës ekonomike të plotë është 3,798 lekë. Paga minimale me vendim të Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi" është 17,000 lekë. Ndersa niveli bazë i pagesës së papunësisë me VKM është 5,980.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›