Shqipëria në datën 28 prill paraqet kandidaturën për anëtarësimin në BE

Berisha. “Disa të dhëna paraprake sugjerojnë se rritja ekonomike do të jetë rreth 4%. Por, në këtë pikë asnjë nuk mund të thotë.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, do të paraqesë kandidaturën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian gjatë një vizite në Republikën Çeke më 28 prill, deklaroi ministrja shqiptare e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu, e cituar sot nga media. Depozitimi i kandidaturës do të shoqërohet me një letër zyrtare që paraqet progreset e arritura nga Shqipëria në reformat e saj, si dhe angazhimet për t'i vazhduar ato, shtoi ministrja. Republika çeke mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian deri në fund të qershorit. "Shqipëria, si anëtare e NATO-s, ka bërë përparime në reformat dhe është angazhuar për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kushte të domosdoshme për integrimin në Bashkimin Evropian", vazhdoi Majlinda Bregu. Shqipëria dhe Kroacia u bënë anëtare të Aleancës Altantike më 1 prill. Komisioni Evropian ka theksuar se zhvillimi i mirë i zgjedhjeve të 28 qershorit do të përbëjë një test të rëndësishëm për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Mali i Zi e paraqiti kandidaturën për në Bashkimin Evropian në dhjetor. Serbia shpreson ta bëjë këtë në fund të këtij viti.
...