E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRPD prezanton iniciativën më të re “Programi Kombëtar i Debatit”

Synohet ngritja e kapaciteteve të të rinjve që kanë dëshirë të japin kontributin e tyre në politikë

TIRANE - Forumi Rinor i Partisë Demokratike, organizoi dje në mjediset e Muzeut Kombëtar, Programin Kombëtar të Debatit, YDD (Të rinjtë debatojnë për demokracinë) dhe Jarl Hjalmarson Foundation, një prezantim për një aktivitet rinor i cili do të zhvillohet në fillim të Majit.
Aktivitetin e hapi Kryetari i FRPD Gerti Bogdani i cili theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në politikë përmes aktiviteteve formuese e edukuese, dhe sqaroi se si aktivitete të tilla shërbejnë për të ofruar një qasje alternative për të rinjtë të cilët kanë dëshirë të angazhohen në politikë. Ai gjithashtu se një sipërmarrje e tillë shkon në një linjë dhe me misionin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, për të ofruar hapësira të cilat të rinjtë të kenë mundësinë ti përdorin sipas ambicieve të tyre.
YDD është një program i cili do të vazhdojë të zbatohet edhe pas këtij aktiviteti, dhe si një program i atashuar FRPD-së synon të veprojë në çështje që kanë lidhje me ngritjen e kapaciteteve të të rinjve që kanë dëshirë të japin kontributin e tyre në politikë.
Ky aktivitet është një debat mbarëkombëtar i cili do të përfshijë studentë nga të gjithë universitetet shqiptare qofshin këto publike apo private. Kjo është faza e parë e cila konsiston në prezantim dhe do të ndiqet nga faza e përzgjedhjes, trajnime e do të përmbyllet me debatin.
Me anë të këtij debati të rinjtë inkurajohen të zhvillojnë aftësitë e tyre debatuese e argumentuese, të zhvillojnë të menduarit kritik si dhe të përballen e të reagojnë ndaj mendimeve e argumenteve të ndryshme nga ato personale. Po ashtu ata do të kenë

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›