PD: Rama zgjodhi ditën kur vetë mori 19 leje ndërtimi për të derdhur lot për krizën ekonomike
Partia Demokratike reagoi sot pas deklaratës së kreut të opozitës në lidhje me krizën ekonomike që sipas këtij të fundit ka pllakosur vendin. Sipas Partisë demokratike, deklarata e Ramës, jo vetëm që nuk ka të bëjë me realitetin, por është edhe pa vend të citohet nga ai. Pasi në ditën kur Rama jepet lejet e ndërtimit me 15% e tij, sikur nuk shkon të dalë para medias e të derdhë lot krokodili për krizën ekonomike. "Sot ditën kur ai vendosi dhe kodin më të madh të mafies dhe kartelit të ndërtimit. Sot kur ai për vete dhe Eftimin e tij nga 30 leje ndërtimi mori 19 prej tyre. Sot pikërisht sot doli dhe derdhi lot krokodili për krizën ekonomike. Për rënien e të ardhurave. Për dështimin e procesit të zgjedhjeve. Për garantimin e të drejtës së votës. Z.Rama as me deklaratat që bën e me asgjë tjetër sdo mund të mbrosh e të heqësh vëmëndjen nga karteli i mafies së ndërtimit që ti drejton" thuhet ndër të tjera në deklaratën e Partisë Demokratike.
Por ndërkohë ditën e sotme ndaj Edi Ramës ka pasur edhe reagime nga qytetarët në lidhje me luftën politike që ai është duke bërë për dhënien falas të kartave të identitetit. Qytetarët I kërkojnë këtij të fundit të shikojë 15% e tij, ta ulë dorën pasi e ka disi të rëndë në këtë ryshfet.
...