E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohet pasuria e Putin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rusisë ka publikuar të enjten një listë të plotë të pasurive të kryeministri rus, Vladimir Putin - në cilësinë e kandidatit për zgjedhjet presidenciale, dhe të bashkëshortes së tij.

Sipas asaj që raportoi gazeta ditore ruse ‘Rossiskaya’, Vladimir Putin posedon 10 llogari bankare, në të cilat mbanë një shumë prej 5.7 milionë rublash, gjegjësisht, afro 138,000 euro.

Sipas po këtij burimi, gjatë katër viteve të fundit kryeministri Putin ka fituar 17.4 milionë rubla, ose afro 421,000 euro. Të gjitha këto fitime vijnë nga pagat e tij, si dhe nga kamatat bankare, sepse, sipas gazetës, Putin posedon 230 aksione të Bankës së Sent Petersburg, dhe merr një pension ushtarak nga ushtria ruse.

Nga ana tjetër, sa i përket pasurisë së e posedon bashkëshortja e Putin. Lyudmila Putina posedon katër xhirollogari bankare, në të cilat ka depozituar një shumë prej 8.3 milionë rublash, gjegjësisht afro 201,000 euro.

Veç kësaj Putin posedon edhe disa vetura - një GAZ M21 (1960), një GAZ M21R (1965), një Lada 21214 (2009) dhe një kombi udhëtimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›