E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atalanta kërkon shërbimet e Bashës

(ALBANIA SPORT) – Atalanta është në kërkim të një mesfushori dhe kosovari Migjen Basha, lojtari i Frosinones, por në bashkëpronësi edhe të Riminit, mund të përfundojë te klubi zikaltër. Agjenti i Bashës, Luka Del’Amiko, konfirmoi edhe interesimin e Milanit, Fiorentinës dhe Napolit për kosovarin. “Atalanta dhe Frosinone janë takuar në lidhje me Bashën. Antonio Konte e donte përpara Krishtlindjeve, por gjërat u ngadalësuan pak ditët e fundit. Gjithsesi, për lojtarin tim ka interesim nga klube të ndryshme”, - tha Del’Amiko për Bergamosera.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›