Messi synon golin e 100-të

(ALBANIA SPORT) – Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, “Topi i artë 2009”, mund të shënojë të mërkurën në Kupën e Mbretit, golin e tij të 100-të në Spanjë. Statistika është përmendur në të gjithë shtypin sportiv katalanas. Messi, aktualisht në kuotën e 99 golave, do të luajë në ndeshjen e kthimit në “Kamp Nou” kundër Sevlijas. Kampionët e botës duhet të fitojnë për të përmbysur dizavantazhin 1-2 të ndeshjes së parë e të kualifikohen në çerekfinale.