Kaka: Argëtohem më shumë në Spanjë

(ALBANIA SPORT) – Ylli brazilian i Real Madrid, Kaka, deklaroi se argëtohet në fushë më shumë në Spanjë se sa në Itali, pasi futbolli spanjoll është më i hapur dhe teknikisht më i pasur. Kaka shpjegoi se ka luajtur gjatë shtatë muajve të fundit me probleme të ndryshme, që i kushtuan atij të qëndronte larg fushave për 42 ditë. Ëndrra në sirtar e Kakasë është luajë finalen e Ligës së Kampioneve në “Bernabeu” në maj të vitit 2010.