Perugia ne gjurmet e Florian Myrtaj

(ALBANIA SPORT) – Sulmuesi shqiptar 33-vjeçar, Florian Myrtaj, përtej 100 golave të tij në dhjetë vitet e fundit si lojtar profesionist me ekipe të ndryshme të Serisë B dhe C1, pas lamtumirës së trajnerit Noveli te Sorrenti, mund të ndryshojë ambient. Kërkesat për shërbimet e vlonjatit nuk mungojnë: Perugia dhe Reggiana janë në gjurmët e tij, por edhe Spal është gati të hidhet në sulm nëse do të largojë Ciprianin.