Atëherë më kuptuan më mirë...
Orhan Pamuk (Nobel) në intervistë me Branka Bogovac
Unë jam rritur nën ndikimin e kulturës perëndimore dhe kam qenë plotësisht i bindur në rëndësinë e saj, prandaj edhe isha shumë krenar për të, kështu që në rini kam qenë një properëndimor i bindur, pothuajse një fanatik. Por kur arrita pjekurinë, edhe unë fillova të interesohem për kulturën e lashtë dhe kështu lexuesit turq nisën t’i vlerësojnë librat e mi. Për të jam interesuar sikur të isha një perëndimor, ndonëse nuk jam i tillë: i lexoja këto shënime dhe shkrova romane nën ndikimin e dorëshkrimeve të lashta. Kjo më dha mundësinë që t’u drejtohem atyre, të cilët e kishin ruajtur këtë kulturë e traditë gojore, që nuk është zhdukur ende. Atëherë njerëzit më kuptuan më mirë.
Nganjëherë miqtë më thonë se botëkuptimi im mbi kulturën turke mund të karakterizohet si ajo e një të huaji, por shkrimtarët, që kanë pikëpamje turke për kulturën turke, nuk kanë lindur në Turqi. Ndërkohë, unë jam vendas, por kam pikëpamje karakteristike të kulturës perëndimore dhe kjo gjë i tërheq lexuesit. Me fjalë të tjera, si rezultat përfundimtar: nuk ka më asgjë të pastër, prandaj kjo letërsi është një hibrid, një lloj përzierje, çka krijon një pasuri të vërtetë. Pra,meqenëse iu ktheva kulturës dhe shënimeve të lashta, arrita të shkruaj për kohën e sotme dhe ta sjell atë kulturë në ditët tona. Mua më preokupojnë problemet turke, që janë rrënjosur në këtë kulturë. Përzierja e kulturës perëndimore me atë turke e islamike, dhe si kanë arritur turqit jofetarë të gjejnë identitetin e vet, këto janë temat që përpunoj.
----------------------
Orhan Pamukun, fituesin e çmimit “Nobel” të vitit 2006, e kam takuar në muajin qershor të 2001 në Institutin Arab të Parisit, i cili kishte mbledhur shkrimtarë të Mesdheut në simpoziumin me temë: “ǒmund të arrijë letërsia e shekullit XXI? Tradita dhe modernizmi.” Në këtë takim ai ishte personazhi kryesor. Në atë kohë, atij i ishin botuar disa libra në gjuhët franceze dhe arabe. Gjatë pushimit, në tarracën e Institutit Arab, me fasadë nga lumi Sena, shfrytëzova rastin për të bërë një bisedë të shkurtër me të. Më entuziazmoi fakti se ai foli hapur, pa dredhuar, pa i anashkaluar problemet dhe, ajo që ndodh rrallë, pa kurrfarë frike. Prandaj dhe është quajtur shkrimtari më i guximshëm i Turqisë... Këtë bisedë me të nuk e kam botuar asnjëherë dhe mendoj se tani është çasti më i përshtatshëm. Por gjëja më e çuditshme është se ajo nuk e ka humbur aspak aktualitetin. Ndoshta, kështu ndodh kur flet me shpirtra të rëndësishëm.
Gazeta “Figaro” e Parisit në botimin e sotëm shkruante: “Rastësia i ka bërë një shërbim të keq nacionalistëve turq, madje edhe vetë qeverisë. Çmimi “Nobel”, që i është dhënë njeriut më antipatik, nga i cili ka më tepër frikë, pikërisht në ditën kur parlamenti francez voton ligjin kundër gjenocidit të kryer ndaj armenëve... është një koinçidencë që e ka fokusuar përsëri projektorin te debati i papërfunduar ende.”
Një nga pjesëmarrësit e simpoziumit, një egjiptian, është shprehur: “Kur në një vend ekzistojnë probleme, siç është diktatura, shkrimtari është i detyruar që vazhdimisht të luftojë kundër saj.” Sipas mendimit tuaj, cili është roli i shkrimtarit në shoqëri? Çfarë mund të bëjë ai që ta ndihmojë atë?
Nuk jam shumë optimist, kur është fjala për rolin e shkrimtarit. Në fakt, kur flitet për gjëra që duhen kryer, kjo është më tepër detyrë e gazetarit se e shkrimtarit. Në Turqi ka probleme, veçanërisht çështja kurde për të cilën bëhen presione. Në këtë vend ka diçka që është rrënjosur, siç është ndërhyrja konstante e ushtrisë në problemet e demokracisë. Sigurisht që reagoj ndaj gjithë kësaj dukurie dhe qëndrimi im është në aspektin e etikës. Nuk besoj se mund të bëj shumë me romanet e mia, por mendoj se ajo që mund të arrihet duhet stimuluar, duhet nxitur nga gazetarët. Unë kam identitet politik në Turqi, jo për faktin se jam shkrimtar, por sepse jam “shkrimtar shumë i njohur”. Si pjesë e një grupimi intelektualësh, në vendin tim konsiderohem “autoritet moral”.
Para do kohësh kam parë në televizor se si njerëzit nëpër burgje luftojnë për të drejtat e tyre me anën e grevës së urisë. Ata janë të gatshëm t’i shkojnë këtij akti deri në fund, deri edhe në vdekje. A mund të ketë sukses një veprim i tillë ekstrem? ǒmund të bëjë në një rast të tillë një personalitet i famshëm si ju?
Asgjë. Në dhjetor, bashkë me Jashar Qemalin, u përpoqëm të bëheshim ndërmjetës, vizituam burgje, provuam të ndihmojmë, por nuk ia arritëm qëllimit.
Mbase, kjo do të thotë se politikanët nuk kanë dashur të bëjnë lëshime?
Madje, edhe ata që ishin futur në grevë urie nuk deshën të lëshojnë pè. Asnjëra palë nuk pranoi të bëjë lëshime.
Turqia dëshiron të hyjë në Europë. Sa janë shanset, sipas mendimit tuaj?
Do të më pëlqente të besoja se Turqia mund të intergrohet në Europë, por, për fat të keq, nuk besoj se kjo gjë do të ndodhë. Gjëja më e rëndësishme është që Turqia të mos e humbë atë ëndërr, shpresën se një ditë do të hyjë në Europë.
Sinqerisht, a e meriton ajo të hyjë?
Në fakt, shoqëria turke ka dëshirë të futet, por populli nuk e di çmimin e këtij hapi. Për të nuk flitet, sepse nuk duan ta paguajnë atë çmim.
E keni ndjekur tragjedinë jugosllave?
Po, dhe me një ndjenjë të thellë fajësie. Franca ka pasur një Malro që shkonte nga njëri vend i tragjedisë te tjetri. Që nga zhdukja e perandorisë turke, kjo lloj etike nuk është zhvilluar në Turqi. Unë kam dashur t’u shkoj në ndihmë edhe çeçenëve, edhe boshnjakëve, sepse thjesht mendimi për të mos bërë asgjë, më shkakton dhimbje dhe më ngjall ndjenjën e fajit.
Unë jam malazeze, pra, i përkas njërit prej popujve që për pesëqind vjet kanë qenë nën sundimin e Turqisë, prandaj vetë fjala turk për ne është sinonim i frikës, madje për tërë ballkanasit. Çfarë duhet bërë që kjo frikë të tejkalohet, në ç’rrugë, mbase nëpërmjet kulturës? Kush mund ta eliminojë atë?
Për fat të keq, turqit ende të ngjallin frikë. Ata vazhdojnë që me atë paraqitje të keqe të vetes të trembin, madje edhe si shtet vazhdojnë të bëjnë gjëra të këqija. Ju duhet ta dini se në Turqi intelektualët vendas ndihen të vetmuar dhe se vetë ata janë të frikësuar. Në fakt, shkrimtarët e një vendi janë ndërgjegjja e kombit, ashtu siç ka qenë Tomas Mani. Pra, çështja nuk është thjesht që ata të ndryshojnë imazhin e vetvetes, por fakti që të pranojnë se janë të rrezikshëm.
A e meritojnë kurdët që të trajtohen kështu?
Askush nuk e meriton këtë. Mendoj se shteti turk nuk ka të drejtë të sillet kështu me kurdët. Sigurisht, nuk jam naiv sa të mendoj se kurdët nuk e duan shtetin e pavarur. Në Turqi nuk është dhe aq problem nacionalizmi, sesa është identiteti i mendimit. Pra, mendimi i vërtetë mbi çështjen e kurdëve as që ekziston.
Në një bisedë me Kunderën ai është shprehur se romani krijohet atje ku zhvillohen ngjarjet. Kjo është thënë nga fillimi i viteve ’80-të dhe, sipas tij, në atë kohë romanet krijoheshin në Amerikën Latine. Po sipas mendimit tuaj ku mund të krijohen ata tani?
Kundera gjithashtu ka përmendur edhe Europën Qendrore. Vazhdimisht jam përpjekur të jem në korrent të asaj game, me të cilën romani merret në tërë botën, por gjithmonë jam ndier tmerrësisht i vetmuar. Lexuesi në Turqi gjithmonë është i preokupuar nga të njëjtat tema: laicizmi, varfëria, grushtet e shtetit. Të gjitha këto tema mund t’jua marrin frymën, t’ju zhysin në baltë, prandaj shqetësimi im i madh është që unë të mbetem një receptor për të gjitha ato probleme, të cilat janë karakteristike për vendin tim e, në të njëjtën kohë, të ndjek me vëmendje problematikën e romanit.
Çfarë do të kishit dashur të huazoni nga Perëndimi si shkrimtar, dhe çfarë do të mbanit nga origjinaliteti juaj?
Këto jnë pyetje delikate. Patjetër që marrim diçka nga Perëndimi, por që nuk mund ta përcaktojmë, sepse i ngjason disi dashurisë apo letërsisë, ku nuk kemi dëshirë që gjithmonë të dimë gjithçka dhe as që na pëlqen ta minimizojmë, sepse është një mister i vërtetë. Një ligjërim tepër autoritar mund të na asgjësojë.
Ju keni folur për kohën dhe jeni shprehur se nuk dihet se nga vjen dhe ku shkon. A e keni zgjidhur këtë çështje në romanet tuaja?
Në një vend, që tashmë prej më se dy shekujsh përjeton revolucionin kulturor, është e qartë se këto ndryshime krijojnë pakënaqësi, tension psikologjik dhe dëshirë për të ndodhur diçka. Këto janë pasoja të reformave properëndimore të ndërmarra nga Kemal Ataturku, i cili e ndaloi kulturën iraniane, arabe e persiane dhe kjo është arsyeja përse u bë kalimi nga alfabeti arab në atë latin. Kjo dëshirë për ta pastruar gjuhën turke nga fjalët osmane dhe perse, na ka larguar nga rrëfenjat, përrallat dhe format e tjera të traditës gojore. Pra, një shkëputje e tillë ka ndodhur përsa i përket të shkruarit, ndërkohë që kultura gojore, megjithëse e nëndheshme, ka vazhduar të mbijetojë. Unë jam rritur nën ndikimin e kulturës perëndimore dhe kam qenë plotësisht i bindur në rëndësinë e saj, prandaj edhe isha shumë krenar për të, kështu që në rini kam qenë një properëndimor i bindur, pothuajse një fanatik. Nganjëherë merrja si model shkrimtarin japonez Kavazakin, i cili gjithashtu në rininë e vet ka qenë një fanatik properëndimor, ndërsa më vonë ndryshoi dhe u bë një nacionalist i përkushtuar. Por kur arrita pjekurinë, edhe unë fillova të interesohem për kulturën e lashtë dhe kështu lexuesit turq nisën t’i vlerësojnë librat e mi. Për të jam interesuar sikur të isha një perëndimor, ndonëse nuk jam i tillë: i lexoja këto shënime dhe shkrova romane nën ndikimin e dorëshkrimeve të lashta. Kjo gjë më dha mundësinë që t’u drejtohem atyre që e kishin ruajtur këtë kulturë dhe traditë gojore, që nuk është zhdukur ende. Atëherë njerëzit më kuptuan më mirë. Nganjëherë miqtë më thonë se botëkuptimi im mbi kulturën turke mund të karakterizohet si ajo e një të huaji, por shkrimtarët, që kanë pikëpamje turke për kulturën turke, nuk kanë lindur në Turqi. Ndërkohë, unë jam vendas, por kam pikëpamje karakteristike të kulturës perëndimore dhe kjo gjë i tërheq lexuesit. Me fjalë të tjera, si rezultat përfundimtar: nuk ka më asgjë të pastër, prandaj kjo letërsi është një hibrid, një lloj përzierje, gjë që krijon një pasuri të vërtetë. Pra,meqenëse iu ktheva kulturës dhe shënimeve të lashta, arrita të shkruaj për kohën e sotme dhe ta sjell atë kulturë në ditët tona. Mua më preokupojnë problemet turke, që janë rrënjosur në këtë kulturë. Përzierja e kulturës perëndimore me atë turke e islamike, dhe si kanë arritur turqit jofetarë të gjejnë identitetin e vet, këto janë temat që përpunoj. Në këtë mënyrë e kam gjetur zgjidhjen letrare për pyetjen e bërë lidhur me kohën.
Përktheu Nikolla Sudar
2 Nentor 2008