Spitalet me sigurime. Fillon llogaritja e kostove të shërbimit
Pranë Ministrisë së Shënde
tësisë janë ngritur grupe të
përbashkëta me Institutin
e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor
dhe me specialistë, që po
punojnë për ndryshime ligjore të
kujdesit shëndetësor, që vetë reforma
i imponon. Gjithashtu, po
punohet për ndarjen e buxheteve
përkatëse dhe për hartimin e protokolleve
të shërbimeve të ofruara
nga çdo strukturë. Protokollet
e hartuara, do të jenë bazë për
të përcaktuar saktësisht e në detaje
çmimin e çdo shërbimi të ofruar,
proces ky, i domosdoshëm
për kontrollin e lëvizjeve të fondeve
të akorduara. "Kostifikimi i
çdo shërbimi, do të jetë i
nevojshëm jo vetëm për të arritur
qëllimin e etapave përfundimtare
të reformës, por edhe për
të vendosur në baza të drejta konvencionet
midis sektorit publik
dhe privat. Gjithashtu edhe në
shitjen e strukturave private të
akredituara, gjë e cila në të ardhmen
do të jetë prezent e do të
rrisë cilësinë e shërbimeve të ofruara",
sqaroi dje ministrja e
Shëndetësisë. Sipas saj, si për çdo
reformë tjetër, edhe këtu është
mençuri të gjesh ritmin e duhur
të zhvillimit të saj, të hartosh
skemën, planin e veprimit e
konkretisht të përcaktosh shkallët
nga nivelet më të ulëta, deri në
atë që mund të quhet realizim i
plotë i qëllimit të reformës.
Decentralizimi i fondeve dhe
kompetencave nga Ministria e
Shëndetësisë në nivel rajonal
është hapi i parë i reformës në
sistemin spitalor, reformë që, sipas
specialistëve të shëndetësisë,
tashmë ka filluar. Javën e
kaluar, Këshilli Administrativ i
ISKSH-së u mblodh për të shqyrtuar
ndryshimet e para ligjore
për shtrirjen e skemës së sigurimeve
në shërbimin spitalor.
Kreu i Komisionit të Shëndetësisë
në Kuvend, Tritan Shehu, u
shpreh se do të mbështesë në komisionin
parlamentar ndryshimet
ligjore që do të legjitimojnë
këtë nismë mjaft të rëndëpërsishme,
e cila më pas do t‘i hapë
rrugë mirëfunksionimit të tregut
edhe në Shëndetësi. Ndërsa ishministri
i Shëndetësisë, Maksim
Cikuli, deklaroi: "Mendoj se çështja
e parë dhe më e prekshme që
duhet të zgjidhet është ajo e
medikamenteve në spitale. Dihet
gjendja që është sot dhe nëpërmjet
një përdorimi më të mirë qoftë
edhe të të ardhurave aktuale, pa
lënë mënjanë një shtesë fondi të
domosdoshme, duhet t‘u jepet
fund këtyre mungesave të theksuara
në spitalet tona".
tësisë janë ngritur grupe të
përbashkëta me Institutin
e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor
dhe me specialistë, që po
punojnë për ndryshime ligjore të
kujdesit shëndetësor, që vetë reforma
i imponon. Gjithashtu, po
punohet për ndarjen e buxheteve
përkatëse dhe për hartimin e protokolleve
të shërbimeve të ofruara
nga çdo strukturë. Protokollet
e hartuara, do të jenë bazë për
të përcaktuar saktësisht e në detaje
çmimin e çdo shërbimi të ofruar,
proces ky, i domosdoshëm
për kontrollin e lëvizjeve të fondeve
të akorduara. "Kostifikimi i
çdo shërbimi, do të jetë i
nevojshëm jo vetëm për të arritur
qëllimin e etapave përfundimtare
të reformës, por edhe për
të vendosur në baza të drejta konvencionet
midis sektorit publik
dhe privat. Gjithashtu edhe në
shitjen e strukturave private të
akredituara, gjë e cila në të ardhmen
do të jetë prezent e do të
rrisë cilësinë e shërbimeve të ofruara",
sqaroi dje ministrja e
Shëndetësisë. Sipas saj, si për çdo
reformë tjetër, edhe këtu është
mençuri të gjesh ritmin e duhur
të zhvillimit të saj, të hartosh
skemën, planin e veprimit e
konkretisht të përcaktosh shkallët
nga nivelet më të ulëta, deri në
atë që mund të quhet realizim i
plotë i qëllimit të reformës.
Decentralizimi i fondeve dhe
kompetencave nga Ministria e
Shëndetësisë në nivel rajonal
është hapi i parë i reformës në
sistemin spitalor, reformë që, sipas
specialistëve të shëndetësisë,
tashmë ka filluar. Javën e
kaluar, Këshilli Administrativ i
ISKSH-së u mblodh për të shqyrtuar
ndryshimet e para ligjore
për shtrirjen e skemës së sigurimeve
në shërbimin spitalor.
Kreu i Komisionit të Shëndetësisë
në Kuvend, Tritan Shehu, u
shpreh se do të mbështesë në komisionin
parlamentar ndryshimet
ligjore që do të legjitimojnë
këtë nismë mjaft të rëndëpërsishme,
e cila më pas do t‘i hapë
rrugë mirëfunksionimit të tregut
edhe në Shëndetësi. Ndërsa ishministri
i Shëndetësisë, Maksim
Cikuli, deklaroi: "Mendoj se çështja
e parë dhe më e prekshme që
duhet të zgjidhet është ajo e
medikamenteve në spitale. Dihet
gjendja që është sot dhe nëpërmjet
një përdorimi më të mirë qoftë
edhe të të ardhurave aktuale, pa
lënë mënjanë një shtesë fondi të
domosdoshme, duhet t‘u jepet
fund këtyre mungesave të theksuara
në spitalet tona".