Ndjekje penale, për "punonjësin" e SHKB-së
Mashtron policët se është
punonjës i SHKB-së dhe
dërgohet për ndjekje penale. Ky
ka qenë fati i Sokol Belinjahut, i
cili për t‘i shpëtuar gjobës për
shkelje të rregullave të
qarkullimit rrugor është prezantuar
si punonjës i Drejtorisë
së Shërbimit të Kontrollit të
Brendshëm. Kjo e ka dërguar
atë në prokurori për përvetësim
të titullit shtetëror. Burimet zyrtare
nga Drejtoria e Policisë së
Tiranës bënë të ditur se në orën
08.00 të mëngjesit, Sokol Rexhep
Belinjahu, 32 vjeç, është
ndaluar nga policia për verifikim
të dokumenteve të makinës.
Ai ka qenë duke drejtuar
mjetin me targa TR5548F, në
rrugën "Shyqyri Ishmi", në sens
të kundërt të rrugës dhe është
ndaluar nga patrulla e
përgjithshme e Komisariatit Nr.
1. Në këtë kohë, ai është paraqitur
si punonjës i SHKB-së dhe
pasi i është kërkuar dokument
identifikimi, ka deklaruar se veprimin
e ka bërë për të mos u
ndëshkuar me gjobë. Policia tha
se në këtë rast u kryen veprimet
procedurale dhe materialet i
kaluan prokurorisë.
punonjës i SHKB-së dhe
dërgohet për ndjekje penale. Ky
ka qenë fati i Sokol Belinjahut, i
cili për t‘i shpëtuar gjobës për
shkelje të rregullave të
qarkullimit rrugor është prezantuar
si punonjës i Drejtorisë
së Shërbimit të Kontrollit të
Brendshëm. Kjo e ka dërguar
atë në prokurori për përvetësim
të titullit shtetëror. Burimet zyrtare
nga Drejtoria e Policisë së
Tiranës bënë të ditur se në orën
08.00 të mëngjesit, Sokol Rexhep
Belinjahu, 32 vjeç, është
ndaluar nga policia për verifikim
të dokumenteve të makinës.
Ai ka qenë duke drejtuar
mjetin me targa TR5548F, në
rrugën "Shyqyri Ishmi", në sens
të kundërt të rrugës dhe është
ndaluar nga patrulla e
përgjithshme e Komisariatit Nr.
1. Në këtë kohë, ai është paraqitur
si punonjës i SHKB-së dhe
pasi i është kërkuar dokument
identifikimi, ka deklaruar se veprimin
e ka bërë për të mos u
ndëshkuar me gjobë. Policia tha
se në këtë rast u kryen veprimet
procedurale dhe materialet i
kaluan prokurorisë.