Dënim përjetë për Qamil Rexhën
Prokuroria e Apelit për Krime
të Rënda kërkoi dënimin
me burgim të përjetshëm për
njërin nga dy vëllezërit Rexha,
të akuzuar për rrëmbimin dhe
vrasjen e mjekut Behar Kastrati
në korrik të vitit 2005 në
Krumë. Kërkesa është bërë në
Gjykatën e Apelit për Krime të
Rënda nga përfaqësuesi i
Prokurorisë së Apelit, e cila
shpalli kështu konkluzionet
përfundimtare për çështjen.
Prokuroria kërkoi dënimin me
burg për jetë për Qamil Rexhën,
si dhe dënimin me nga 25
vjet burg për dy të pandehurit
e tjerë të procesit, vëllain e Qamilit,
Abedin Rexha, dhe Ibrahim
Geca. Këta persona janë
dënuar kohë më parë nga
Gjykata e Shkallës së Parë,
ndërsa çështja në ngarkim të
tyre tashmë po shqyrtohet në
Gjykatën e Apelit për Krime të
Rënda. Të pandehurit akuzohen
si autorë në rrëmbimin
dhe më pas vrasjen e mjekut
Behar Kastrati në korrik 2005
në Krumë. Sipas prokurorisë,
ngjarja ka për motive hakmarrjen
ndaj mjekut Kastrati pas
vdekjes në spitalin e Krumës së
njërit prej vëllezërve të Qemal
dhe Abedin Rexhës, ditën kur
mjek roje ishte Behar Kastrati.
të Rënda kërkoi dënimin
me burgim të përjetshëm për
njërin nga dy vëllezërit Rexha,
të akuzuar për rrëmbimin dhe
vrasjen e mjekut Behar Kastrati
në korrik të vitit 2005 në
Krumë. Kërkesa është bërë në
Gjykatën e Apelit për Krime të
Rënda nga përfaqësuesi i
Prokurorisë së Apelit, e cila
shpalli kështu konkluzionet
përfundimtare për çështjen.
Prokuroria kërkoi dënimin me
burg për jetë për Qamil Rexhën,
si dhe dënimin me nga 25
vjet burg për dy të pandehurit
e tjerë të procesit, vëllain e Qamilit,
Abedin Rexha, dhe Ibrahim
Geca. Këta persona janë
dënuar kohë më parë nga
Gjykata e Shkallës së Parë,
ndërsa çështja në ngarkim të
tyre tashmë po shqyrtohet në
Gjykatën e Apelit për Krime të
Rënda. Të pandehurit akuzohen
si autorë në rrëmbimin
dhe më pas vrasjen e mjekut
Behar Kastrati në korrik 2005
në Krumë. Sipas prokurorisë,
ngjarja ka për motive hakmarrjen
ndaj mjekut Kastrati pas
vdekjes në spitalin e Krumës së
njërit prej vëllezërve të Qemal
dhe Abedin Rexhës, ditën kur
mjek roje ishte Behar Kastrati.