Godo: Personeli, jo gjithmonë profesional
Spitalet janë në gjendje të vësh
tirë, ka mungesa të theksuara
medikamentesh, probleme
në infrastrukturë, në pajisje, shumica
e shërbimeve janë të mangëta.
Për të gjitha këto pika, specialistët e
shëndetësisë janë në një mendje.
Për ta sistemuar sadopak këtë pjesë,
kohët e fundit po diskutohet një
projekt shumë i rëndësishëm. Sipas
këtyre hapave, që do të sjellin ndryshimin
e madh, lipset që Instituti i
Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor
të jetë financuesi dhe drejtuesi i spitaleve
rajonale. Por që, të vihet në
zbatim ky projekt, nevojiten të paktën
3 miliardë lekë vetëm për vitin
2009. Llogaritjet i ka bërë vetë Ministria
e Financave, e cila ka dërguar
pak kohë më parë, një sqarim për
qeverinë për mungesë fondesh. Nisur
nga kjo domosdoshmëri për
përmirësimin e gjendjes së spitaleve
tona dhe rritje të kujdesit ndaj
pacientit, dje, në një konferencë,
ministrja e Shëndetësisë, drejtoresha
e Institutit të Kujdesit Shëndetësor
dhe specialistë të shëndetësisë
kanë diskutuar lidhur me
mundësitë e realizimit të këtij projekti
të madh. "Pas një sërë diskutimesh
me Ministrinë e Financave,
është rënë dakord që të ardhurat
dytësore do të përdoren nga vetë
spitalet dhe kjo është një pikë
themelore e mirëfunksionimit të
skemës së sigurimeve shëndetësore",
deklaroi dje drejtoresha e
ISKSH-së, Elvana Hana. Sipas saj,
Kujdesi Shëndetësor do të lidhë
kontrata me 42 spitalet e vendit dhe
më pas do të jetë drejtuesi i spitalit,
i cili do të lidhë kontratë me stafin.
Nëpërmjet kontratave që do të lidhen
me sigurimin shëndetësor, do
të kërkohet me këmbëngulje disiplinë
administrative, disiplinë financiare
dhe disiplinë profesionale
për të siguruar eficencën e shërbimeve
shëndetësore, rritjen e
produktivitetit dhe përmirësimin e
cilësisë së tyre.
"Prej kohësh, një reformë në
sistemin tonë spitalor ka rezultuar
e nevojshme, por tashmë duket e
domosdoshme. Kjo do të thotë, jo
vetëm një shërbim më të mirë spitalor
të ofruar qytetarit, por edhe
një impakt pozitiv në të gjithë sektorët
e tjerë të shëndetësisë", tha
ministrja e Shëndetësisë, Anila
Godo. Sipas saj, mungesa në
medikamente e materiale të konsumit,
aparatura të fjetura, të pavëna
në përdorim, apo jashtë funksionit
prej shumë kohësh, shërbime
të mangëta, shërbime të munguara,
personel, jo gjithmonë me
profesionalizmin e pretenduar, administrim
jo në përshtatje me
kërkesat e kohës, janë të gjitha
probleme që shqetësojnë sot shëndetësinë
shqiptare në të gjithë vendin.
Prej kohësh një reformë në
sistemin tonë spitalor ka rezultuar
e nevojshme, por tashmë duket e
domosdoshme. Kjo do të thotë, jo
vetëm një shërbim më të mirë spitalor
të ofruar qytetarit, por edhe një
impakt pozitiv në të gjithë sektorët
e tjerë të shëndetësisë. Por, pavarësisht
përkrahjes së qeverisë për administrimin
e spitaleve nga fondi i
Kujdesit Shëndetësor, Ministria e
Financave ka sqaruar se nevojiten
3 miliardë lekë për këtë. Fond të cilin
shteti nuk e përballon dot aktualisht.
Sakaq, sipas deklaratave të
djeshme, janë duke u shqyrtuar
ndryshimet e para ligjore për shtrirjen
e skemës së sigurimeve në
shërbimin spitalor. Brenda pak
ditësh, këto ndryshime ligjore do të
shkojnë në qeveri për miratim.
tirë, ka mungesa të theksuara
medikamentesh, probleme
në infrastrukturë, në pajisje, shumica
e shërbimeve janë të mangëta.
Për të gjitha këto pika, specialistët e
shëndetësisë janë në një mendje.
Për ta sistemuar sadopak këtë pjesë,
kohët e fundit po diskutohet një
projekt shumë i rëndësishëm. Sipas
këtyre hapave, që do të sjellin ndryshimin
e madh, lipset që Instituti i
Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor
të jetë financuesi dhe drejtuesi i spitaleve
rajonale. Por që, të vihet në
zbatim ky projekt, nevojiten të paktën
3 miliardë lekë vetëm për vitin
2009. Llogaritjet i ka bërë vetë Ministria
e Financave, e cila ka dërguar
pak kohë më parë, një sqarim për
qeverinë për mungesë fondesh. Nisur
nga kjo domosdoshmëri për
përmirësimin e gjendjes së spitaleve
tona dhe rritje të kujdesit ndaj
pacientit, dje, në një konferencë,
ministrja e Shëndetësisë, drejtoresha
e Institutit të Kujdesit Shëndetësor
dhe specialistë të shëndetësisë
kanë diskutuar lidhur me
mundësitë e realizimit të këtij projekti
të madh. "Pas një sërë diskutimesh
me Ministrinë e Financave,
është rënë dakord që të ardhurat
dytësore do të përdoren nga vetë
spitalet dhe kjo është një pikë
themelore e mirëfunksionimit të
skemës së sigurimeve shëndetësore",
deklaroi dje drejtoresha e
ISKSH-së, Elvana Hana. Sipas saj,
Kujdesi Shëndetësor do të lidhë
kontrata me 42 spitalet e vendit dhe
më pas do të jetë drejtuesi i spitalit,
i cili do të lidhë kontratë me stafin.
Nëpërmjet kontratave që do të lidhen
me sigurimin shëndetësor, do
të kërkohet me këmbëngulje disiplinë
administrative, disiplinë financiare
dhe disiplinë profesionale
për të siguruar eficencën e shërbimeve
shëndetësore, rritjen e
produktivitetit dhe përmirësimin e
cilësisë së tyre.
"Prej kohësh, një reformë në
sistemin tonë spitalor ka rezultuar
e nevojshme, por tashmë duket e
domosdoshme. Kjo do të thotë, jo
vetëm një shërbim më të mirë spitalor
të ofruar qytetarit, por edhe
një impakt pozitiv në të gjithë sektorët
e tjerë të shëndetësisë", tha
ministrja e Shëndetësisë, Anila
Godo. Sipas saj, mungesa në
medikamente e materiale të konsumit,
aparatura të fjetura, të pavëna
në përdorim, apo jashtë funksionit
prej shumë kohësh, shërbime
të mangëta, shërbime të munguara,
personel, jo gjithmonë me
profesionalizmin e pretenduar, administrim
jo në përshtatje me
kërkesat e kohës, janë të gjitha
probleme që shqetësojnë sot shëndetësinë
shqiptare në të gjithë vendin.
Prej kohësh një reformë në
sistemin tonë spitalor ka rezultuar
e nevojshme, por tashmë duket e
domosdoshme. Kjo do të thotë, jo
vetëm një shërbim më të mirë spitalor
të ofruar qytetarit, por edhe një
impakt pozitiv në të gjithë sektorët
e tjerë të shëndetësisë. Por, pavarësisht
përkrahjes së qeverisë për administrimin
e spitaleve nga fondi i
Kujdesit Shëndetësor, Ministria e
Financave ka sqaruar se nevojiten
3 miliardë lekë për këtë. Fond të cilin
shteti nuk e përballon dot aktualisht.
Sakaq, sipas deklaratave të
djeshme, janë duke u shqyrtuar
ndryshimet e para ligjore për shtrirjen
e skemës së sigurimeve në
shërbimin spitalor. Brenda pak
ditësh, këto ndryshime ligjore do të
shkojnë në qeveri për miratim.