E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo per ABC News Askush sdo ta bllokoje regjistrimin e popullates

Regjistrimi i popullatës mbetet një proces mjaft i rëndësishëm dhe askush nuk do jetë në gjendje ta bllokojë atë.

Kështu është shprehur në studion e “ABC News”, gjatë një interviste ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo, sipas të cilit, të dhënat e një personi mbeten statistikore.

“Mbledhja e të dhënave të shoqërisë shqiptare, mbetet në thelb të procesit”, deklaroi ai.

Duke shtuar se qytetarët duhet që të marrin pjesë në këtë proces regjistrimi dhe se ata duhet që të bashkëpunojnë me anketuesit, pasi ata që nuk do ta bëjnë këtë, do të penalizohen me gjoba.

“Demokracia është një sistem që beson tek njerëzit.

Shqiptarët duhet të deklarojnë të dhëna të sakta tek anketat.

Përkatësia etnike, është një element i rëndësishëm.

Një shifër shumë e vogël shqiptarësh ka kërkuar ndryshimin e shtetësisë.

Një proces i tillë është realizuar edhe në Mal të Zi”, shtoi Pollo.

Duke përfunduar se asnjë nuk do të jetë në gjendje ta bllokojë procesin e regjistrimit të popullatës dhe se ai do të nisë më 1 tetor, në një kohë që ishte parashikuar të fillonte në muajin prill.

“Procesi i regjistrimit është parashikuar që të kushtojë 14 milionë euro”, tha mes të tjerash Pollo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›