E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne promovimin e Makashit

Kane qene te shumte miqte e kantautorit Redon Makashi, qe mbremjen e djeshme kane marre pjese ne promovimin e videoklipit te tij te ri. Ne nje atmosfere te ndezur, te ftuarit i kane percjelle urimet me te mira Redonit, qe ne nje ambient te tille eshte ndjere vertet shume i emocionuar. Madje, shpesh duke qeshur, ai eshte shprehur, se tani vertet do te hiqte dore nga martesa, pasi e kishte te veshtire te perballonte gjendje te tilla emocionale.

Monika Kryemadhi, gjithmone e pakompleksuar

Gjithmone na ka dhene idene e nje femre te pakompleksuar dhe shume alegro. Dhe ne fakt, Monika Kryemadhi eshte e tille. Nese e shohim ne kete foto, kuptojme ndoshta nje pjese te natyres teper spontane te Monikes. Ajo ka qene mbremjen e djeshme ne ambientet e "Boulevard caffe", ku eshte promovuar klipi i kengetarit Redon Makashi. E ndersa te gjithe ishin duke u fokusuar ne projektorin ku shfaqej videoja, Monika ne pamundesi per te pare ka hipur mbi kolltuk. Kaq ka mjaftuar, qe paparazzi yne te fokusoje pamjet e Monikes ndryshe, por gjithmone alegro. Kantautori Redon Makashi dhe politikania Monika Kryemadhi kane krijuar nje marredhenie te mire miqesore, vecanerisht pas programit ne televizionin Klan, "C'est la vie", ku kane performuar se bashku, ne duet.

Gjergj Leka, tani ne shoqerine e nje bruneje

Pikerisht ne numrin e pare te rubrikes sone, "Koha per showbiz" kemi pasur si protagonist kantautorin Gjergj Leka dhe bashkejetesen e tij me nje 21-vjecare simpatike. Ne foton, qe kishim siguruar pame se behej fjale per nje vajze bionde per te cilen mesuan gjithashtu se ishte studente ne nje prej universiteteve private te Tiranes. Por kete radhe Gjergj Leka eshte shfaqur me nje brune. Nuk arritem te mesojme emrin e vajzes, qe ndodhej ne krah te Gjergjit gjate ceremonise promovuese te kripit te Redon Makashit. Mos ndoshta eshte e njejta, por kete radhe ka ndryshuar ngjyren e flokeve. Megjithate duke ditur natyren e Gjergjit, mund te mendojme, edhe se behet fjale per dy femra te ndryshme.

Bisedat interesante mes Rozana Radit dhe Edi Palokes

Me sa duket, politikanet dhe artistet gjejne shpesh pika takimi dhe kane se c'bisedojne me njeri-tjetrin. Te pakten kete pershtypje na japin edhe Rozana Radi e Edi Paloka, ndersa jane fotografuar nga paparazzi yne. Rozi eshte shfaqur me nje luk shume intrigues dhe sportiv njekohesisht. E veshur me pantallona te shkurtra dhe nje shami te lidhur ne koke, duket se ajo nuk e ka aspak te veshtire te terheqe vemendjen dhe biseden e deputetit demokrat. Pasi kane folur per disa minuta, Paloka eshte ulur me artistet e tjere per te pire nje gote.

Evis Mula ne shoqerine e te vellait

Kur e pyesin ne intervista per jeten e saj private, Evis Mula tregohet e kujdesshme per te mos dhene shume detaje. Madje, deri tani nuk e kishim pare ne shoqerine e ndonje mashkulli. Kur paparazzi yne na solli fotot e Evisit ne shoqerine e nje djali, menduam se ndoshta me ne fund do te kishim nje lajm roze nga kengetarja. Por nuk ka ndodhur keshtu. Djali qe eshte bashke me Evisin eshte vetem vellai i saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›