E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat makinës me lëndë djegëse

• SARANDE - Një autoveture i është vënë zjarri mesnatën e së mërkurës në qytetin e Sarandës, nga një i ri, i paguar për të kryer shkatërrimin e mjetit.Mjetit autoveturë e tipit "Nissan Patrol", me portbagazh, e pajisur me targa të huaja, BJ 902 CM, sipas burimeve policore, i është vënë zjarri rreth orës 24:00. Pronari i saj, Agim Kabo, punonjës i shtëpisë së pritjes në Sarandë e kishte parkuar makinën në rrugën nr.3, poshtë apartamentit. Sipas tij, ai kishte pak kohë që e kishte blerë makinën, të cilën e kishte vendosur vetëm 20 metra larg xhamisë së qytetit. Autori i ngjarjes i ka vënë zjarrin mjetit në parakolpin e tij dhe në serbator. Menjëherë janë mbuluar nga flakët edhe gomat e para, targa dhe si pasojë mjeti ka prekur edhe asfaltin. Në momentin që autori ishte duke vendosur zjarrin, në vendngjarje ka kaluar një autopatrullë e grupit të gatshëm të policisë, efektivët e së cilës, së bashku edhe me pronarin e mjetit, i zgjuar nga zhurma, i janë vënë pas personit që po largohej me shpejtësi në rrugicat mes pallateve të shumtë. Pas disa minutash ndjekjeje, i riu është arritur të kapet dhe është shoqëruar në komisariat. Ai quhet Mario Sinani, 27 vjeç, lindur në Tiranë dhe banor i Sarandës, me arsim 4 klasë, i dënuar më parë nga policia në vitin 2002, për veprën penale të "vjedhjes në bashkëpunim". Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka pranuar se ka qenë i paguar nga persona të tjerë për të kryer djegien e mjetit, por nuk ka pranuar t'i kallëzojë ata. Menjëherë 27-vjeçarit i është prerë fletëarresti në kushtet e flagrancës, për veprën penale, "shkatërrim i pronës me zjarr", parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal. Pronari i mjetit, ka pohuar se nuk ka konflikt me ndonjë që mund të ketë çuar në djegien e makinës së tij, ndërkohë është hedhur edhe një version tjetër, se autori mund të ketë ngatërruar objektivin. Nga ana e policisë së Sarandës, po punohet intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë përgjegjës, bashkëpunëtorë të 27-vjeçarit Sinani, në shkatërrimin me zjarr të automjetit.               sh.dQarku elektrik djeg makinënGJIROKASTER - Krijimi i një qarku të shkurtër në sistemin elektrik ka çuar në flakë një automjet në qytetin e Gjirokastrës. Flakët e mëdha kanë shkaktuar panik te kalimtarët dhe të pranishmit pranë vendit të ngjarjes. Burime zyrtare të policisë, pohuan se automjeti tip "Benz Mercedes", me targë GJ 6239 A u përfshi nga flakët rreth orës 10:30 të ditës së djeshme, teksa qëndronte i parkuar në lagjen "18 Shtatori". Sipas të njëjtave burime, automjeti i përkiste 30-vjeçarit A.Miso, lindur dhe banues në lagjen "Zinxhira" të Gjirokastrës. Pas shpërthimit të zjarrit forca policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë stabilizuar situatën. Pas ekspertizës u konkludua se zjarrvënia ka qenë aksidentale.                                                      p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›