IKM del jashtë funksionit
• Instituti i Kombëtar i Monumenteve të Kulturës del jashtë funksionimi me miratimin e këtij ligji nga Kuvendi.Në trashëgiminë kulturore parashikohet krijimi i një Agjencie të Posaçme që do të merret me mbrojtjen e monumenteve, si dhe të rrënojave arkeologjike kur shfaqen gjatë punimeve në infrastrukturë. Specialistët dhe drejtues të IKM-së janë të pakënaqur me këto ndryshime për shkak se IKM-ja do të kthehet në një Drejtori Rajonale të Monumenteve. Ndërsa një pjesë të mirë të kompetencave do t'i marrë Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, e cila tashmë do të drejtohet nga ana e ministrit të Kulturës.