Atentat me armë në mes të Tiranës
Atentat me armë në mes të Tiranës. Një person i armatosur ka qëlluar ndaj dy të tjerëve, teksa po zbrisnin nga makina. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Ali Demi", pranë një restoranti të njohur. Dy personat, kundrejt të cilëve u qëllua me armë dhe që mbetën të plagosur, ndodheshin brenda automjetit tip "Mercedes Benz", me targa TR1380L. Burimet policore thanë se sapo kanë ndaluar makinën në parkingun e lokalit, Çlirim Goroshjani dhe Roland Domi janë qëlluar disa herë, ku mendohet se shënjestra ka qenë ky i fundit, i cili ka marrë plagë të rënda. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 16:00, në parkingun e një restoranti të njohur në lagjen "Ali Demi" në kryeqytet, kur Roland Domi dhe Çlirim Goroshjani janë qëlluar me breshëri automatiku teksa ndodheshin në bordin e një automjeti tip "Mercedes Benz", me targa TR1380L. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet për zbardhjen e saj. Ndërkohë, njëri nga personat, Roland Domi, është transportuar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak për t‘iu nënshtruar ndërhyrjes së specializuar të mjekëve. Ndërsa shoku i tij, Çlirim Goroshjani, ka pësuar vetëm disa lëndime të vogla. Pas ngjarjes, nga të dhënat e para të policisë u mësua se objektivi i atentatit ka qenë Roland Domi. Ky konkluzion erdhi pasi gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, rezultoi se të shtënat me armë kanë qenë në krahun e drejtuesit të automjetit. Pikërisht në këtë vend hetuesit thanë se ka qenë i pozicionuar edhe i plagosuri Roland Domi. Ndërkohë, policia ka mbledhur dëshmitë e personave që ndodheshin në lokal, personit të lënduar të ngjarjes, si dhe ka filluar kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. Për identifikimin e këtij të fundit, policia ka shoqëruar në komisariat të afërmit e të dëmtuarit Domi për të mësuar më shumë rreth aktivitetit dhe jetës së tij personale. Nga ana tjetër, hetuesit kanë administruar edhe dëshmitë e personave që ndodheshin në vendngjarje, me qëllim që ndonjëri nga këta do të kishte njohur autorin e krimit. Por, edhe pse kërkimet përgjatë pasdites dhe mbrëmjes së djeshme kanë qenë intensive, policia nuk ka mundur dot të bjerë në gjurmët e personit që qëlloi me pistoletë ndaj Roland Domit dhe shokut të tij, Çlirim Goroshjanit. Gjithashtu, deri mbrëmjen e djeshme nga policia është punuar për të saktësuar ndonjë pistë të mundshme hetimi rreth motiveve të ngjarjes. Ngjarja ndodhi pikërisht pak momente para se të zhvillohej ndeshja e futbollit, ku pjesa dërmuese e policisë ishte angazhuar për mbarëvajtjen e saj. Kështu, një pjesë e uniformave blu janë detyruar të braktisin sigurinë e stadiumit dhe të ngrenë postblloqe nëpër Tiranë, me qëllim kapjen e autorit të ngjarjes në lagjen "Ali Demi". Megjithatë, kjo nuk është mundësuar prej tyre, pavarësisht se burimet policore thanë se janë shoqëruar disa të dyshuar.
Analiza
Rikthimi i vrasjeve
trondit uniformat blu
Gjatë ditëve të fundit janë shënuar edhe atentate të tjera, të cilat kanë sjellë vrasjen e dy personave. Bëhet fjalë për vrasjen në Shijak, ku policia e arrestoi autorin brenda një kohe të shkurtër dhe vrasjen në Shkodër, ku ende punohet për identifikimin dhe kapjen e vrasësit. Këto vrasje kanë sjellë edhe reagimin e krerëve të policisë, të cilët kanë kërkuar një analizë të hollësishme të tyre, me qëllim që të mbajnë nën kontroll situatën. Policia shpjegoi se një ndër këto raste u regjistrua edhe si vrasje për gjakmarrje, duke i rikthyer ato në vëmendjen e policisë, ku prej kohësh nuk ishin regjistruar ngjarje të tilla. Ishte pikërisht vrasja e Shijakut, ku autori deklaroi se e kishte kryer krimin për gjakmarrje, pasi për viktimën dyshonte se kishte kryer një krim tjetër.