E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat me bomba në Boston, 3 të vdekur dhe qindra të plagosur

422Dy shpërthime të mëdha janë raportuar mbrëmë pranë vijës së finishit të Maratonës së Bostonit në SHBA. Incidenti ka ndodhur tre orë pasi fituesi ka kaluar linjën e finishit. Sipas BBC, tymi është ngritur deri në 15 metra lart në ajër. Tre viktima numërohen deri më tani, mes tyre dhe një femër në të njëzetat. Në total janë 144 persona të plagosur, 17 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ka raportime se kanë qenë shtatë bomba për të shpërthyer. Një hetim po zhvillohet pas dy shpërthimeve në maratonën e Bostonit që lanë tre persona të vdekur dhe rreth 140 të plagosur. Byroja Federale e Hetimeve, FBI, ka marrë përsipër koordinimin e asaj që duket një pistë tërësisht terroriste. Ndërsa policia e Bostonit deklaron se oficerët po punojnë gjithashtu mbi ngjarjen dhe çdo pushim i parashikuar është anuluar. Ndërkohë, në një fjalim televiziv, presidenti Barack Obama bëri thirrje për nxjerrjen e përgjegjësve të këtyre sulmeve para drejtësisë. Ne do ti gjejmë ata që e bënë këtë. Ne do ta zbulojmë përse ata e bënë këtë. Çdo individ apo grup përgjegjës do të ndjejë peshën e rëndë të drejtësisë amerikane”, tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›