Topalli: Emërimi i Muhos, atentati më i madh në Kuvend
Ashtu sikundër edhe pritej e gjithë seanca e djeshme plenare është shoqëruar me debate të forta mes deputetëve të maxhorancës he atyre të opozitës. Publikimi i një dokumenti nga ana e deputetëve të maxhorancës ku tregohej që anëtari i LSI-së në KQZ, Ilirjan Muho është shkarkuar nga ish-presidenti, Alfred Moisiu në kohën kur ishte prokuror ka bërë që demokratët të ngrenë dyshime në lidhje me figurën e tij.
Jozefina Topalli
Duke ju referuar këtij dokumenti, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se propozimi dhe emërimi i Ilirian Muhos, ka qenë një nga atentatet më të mëdha në Kuvend. Sipas saj, Muho është peng i krimit dhe PS e ka ditur këtë gjë, ndërsa i ftoi deputetët e opozitës që të kërkojnë falje për këtë rast. Propozuesi që ka sjellë Ilirian Muhon si kandidat në Kuvend, na kanë mashtruar. Ky është atentati më i madh për Kuvendin. Ilirian Muho ka gënjyer dhe ka mashtruar Parlamentin, pasi nuk ka treguar që është shkarkuar nga presidenti me propozim të ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, që është juaji. Muho është shkarkuar sepse ka liruar një prej kriminelëve më të rrezikshëm në Fier. Kam 18 vite në Parlament dhe në dijeninë time nuk ka ndodhur një mashtrim dhe një atentat i tillë ndaj Kuvendi. Emërimi i tij ka qenë i paligjshëm. Do mjaftonte kaq që propozuesi të kërkonte falje dhe së dyti ju që e dinit duhet të kërkonit falje. Muho është peng i krimit dhe për këtë arsye me të nuk mund të ketë KQZ të pavarur. Emërimi i tij është turpi i këtij parlamenti, tha Topalli.
Gramoz Ruçi
Si replikë, kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi u shpreh se çdo gjë që po thuhet në seancë për Ilirjan Muhon është e pabazë. Po Arben Ristani juaj që drejtoi komisionin nuk ka qenë i dënuar? Lërini broçkullat dhe tregohuni rigorozisht seriozë me propozimet tuaja që i keni sjellë parlamentit, dokumentet i keni juve, të diskutonit një kandidat të opozitës mund të kishte sens moral, por ju keni firmosur për të. Keni nisur që nga Ilirjan Celibashi, kuptoni se sa larg jeni në funksion, deklaroi Gramoz Ruçi.
Xhafaj: Jam i surprizuar nga paturpësia e Jozefinës
Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj e ka cilësuar deklaratën e kryetares së Kuvendit Topalli, Xhafaj si të paturpshme ndërsa u shpreh se kjo tregon hapur se PD ka mbyllur sytë. Jam i surprizuar nga paturpësia e Jozefinës, ku ishit dje që e miratuat Muhon. Pranoni që keni qenë sylesh apo e përdorët si peng për të mbajtur me doemos pushtetin. Është turpi juaj dy herë, tha ai më tej. Ai e konsideroi si akt të paligjshëm nismën e PD për të shkarkuar Ilirian Muhon. Kanë vënë nenin 14 se svinin dot asnjë tjetër. Nëse bëhej fjalë për shkarkimin duhej të përdorej neni 18, po ai këtë procedurë nuk e parashikon në asnjë germë. Ky akt cënon procesin zgjedhor dhe votën e lirë, tha Xhafaj.
Topalli: Muho u shkarkua për lidhje me krimin. Na mashtroi edhe ne
Kryeparlamentarja Topalli ka lëshuar akuza të ashpra kundrejt Ilirjan Muho-s duke u shprehur se ai ka mbajtur fshehur CV e tij, pasi është shkarkuar nga ish-presidenti Alfred Moisiu me kërkesë të Kryeprokurorit Dhori Sollaku për lidhje me krimin. Sipas Topallit, anëtari i KQZ ka mashtruar edhe pozitën. Ilirjan Muho ka mashtruar parlamentin me CV që nuk tregon që është i shkarkuar nga presidenti me propozim të kryeprokurorit Dhori Sollaku , ai mashtroi edhe në dëgjesën në komision. Nuk ndihesh ti i fyer që të ka mashtruar propozuesi që ke ne koalicion. Propozuesi që ka sjell në KQZ Muhon na ka mashtruar ju dhe ne. Ky është atentati më i madh që i bëhet Parlamentit. Ilirian Muho ka gënjyer dhe mashtruar parlamentin me CV e tij se nuk tregon se është i shkarkuar nga presidenti i Republikës me propozim të Dhori Sollakut. Seanca dëgjimore, është një akt betimi. Për të Dhori Solllaku ka kërkuar shkarkimin e tij për lidhjen me krimin dhe kriminelet me të rrezikshëm. Ky është atentati më i madh që i bëhet Parlamentarizmit, u shpreh Topalli.
Paloka: Edi Rama kërkon të marrë pushtetin në tavolinë
Deputeti demokrat, Edi Paloka duke ju referuar debatit për zëvendësimin e anëtarit të LSI-së në KQZ tha se Edi Rama nuk mund të fitojë dot përballë kryeministrit Berisha dhe për këtë kërkon që ta marrë fitoren në tavolinë. Edi Rama e di shumë mirë që nuk mund të fitojë zgjedhjet me Sali Berishën. Rama e di shumë mirë që në fund fare do tia gjejë Berisha dhe do ta mundi prap. Për këtë arsye kthehet tek ëndrra e tij, të marri pushtet në tavolinë. Gjithë këto kohë ka kërkuar të marri pushtetin në tavolinë, i erdhi rasti të ketë kontrollin e komisioneve dhe të realizojë këtë ëndërr. Shpresa e tij vazhdon të mbetet manipulimi, por ta harrojë, tha Paloka.