E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat me eksploziv nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, 15 të shoqëruar

TIRANË- Shpërthim me lëndë eksplozivi në banesën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muca. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit në banesën e familjes Muca, pranë parkut të autobusave në rrugën ‘Frosina Plaku’.

Mësohet se gjatë shpërthimit  Dorian Muca ndodhej në banesë bashkë me familjarët e tij, në katin e 5-të të pallatit dhe fatmirësisht nuk raportohen të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale të shtëpisë.

Lënda shpërthyese është vendosur në derën e jashtme të banesës së nëndrejtorit për hetimin dhe parandalimin e krimit në Policinë e Tiranës ,ndërkohë që forca e shpërthimit ka shkaktuar dëmtime edhe në banesat e tjera pranë.

Nuk mund të flitet ende për identifikimin e autorëve, ndërsa pista e parë e hetimeve lidhet me detyrën që ushtron në polici Dorian Muca. Grupi hetimor nis hetime.

PISTAT E HETIMIT
Nga hetimet paraprake pista e parë lidhet me detyrën që ushtron në polici Dorian Muca, si nëndrejtor për hetimin dhe parandalimin e krimit në Policinë e Tiranës Grupi hetimor i policisë ndodhet në vendngjarje, ndërkohë gazetari i News24, Spartak Koka bën me dije se grupi hetimor nga hetimet paraprake bën me dije se në derën kryesore është një kamër sigurie që ka filmuar gjithë skenën e shpërthimit. Do jenë pamjet filmike që do të përcaktojnë identikitin e personave dhe do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Zoti Muca ka dhënë dëshmitë e tij sa i përket kërcënimeve të mudshme që mund të ketë marrë në këtë periudhë. për shkak të detyrës. Ndërkohë, ekspertët kanë marrë si prova copëza të mbeturinavëe të krijuara si pasojë e shpërthimit. Prej dhjetorit të 2010, Dorian Muca ka marrë detyrën e re si nëndrejtor i Policisë së Tiranës dhe ka në varësi këto sektorë, si sektorin e analizës, trafiqeve dhe krimit financiar, krimeve të rënda, forcave operacionle. Në terren janë angazhuar gjithë strukturat e policisë dhe drejtues të lartë të saj.

MINISTRI NISHANI takim DREJTORIN E POLICISË SË TIRANËS
Ora 11:57 Ministri i Mbrojtjes Bujar Nishani, menjëherë pas shpërthimit me eksploziv në banesën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muca, është takuar me Drejtorin e Policisë së Tiranës, Saimir Muca. Burime zyrtare bëjnë me dije se minsitri do të informohet në lidhje me ngjarjen e rëndë. Shpërthimi i sotëm ka ngritur në këmbë gjthë strukturat e policisë përfshirë këtu nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kulicaj kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda dhe zv.drejtori i përgjithshem i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku për rendin dhe sigurinë

SHOQËROHEN 15 PERSONA
Ora 11: 39 Grupi hetimor ka shoqëruar 15 persona , të cilët mendohet se do të mund të japin elementë për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë mësohet se një pjesë e tyre kanë precedentë penal. Prokuroria e krimeve të rënda po drejton hetimet në terren, ndërkohë që gazetari Spartak Koka bën me dioje se prokurori i caktuar në detyrë është Eugen Beci.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Shpërthim eksplozivi në banesën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›