Kafshë në pikturën e Mona Lizës
NEW YORK – Artisti amerikan Ron Piccirillo zbuloi aksidentalisht një mister që fshihej në pikturën e Mona Lizës. Sipas artistit amator, po ta shohësh me kujdes pikturën e Mona Lizës në pozicion horizontal, mund të zbulosh brenda saj kafshë të fshehura.
Në pikturë mund të dallohet koka e një luani, një majmun dhe një buall që qëndrojnë në ajër, rreth e rrotull Mona Lizës.
“Rreth kokës së Mona Lizës mund të shihet një buall ose luan, apo edhe bletë që lëvizin, ndërsa afër shpatullës i gjendet një krijesë që mund të merret si gjarpër ose krokodil në të njëjtën kohë”, deklaroi Piccirillo.
Ai thotë se ka ndjekur një sërë udhëzimesh që përftohen nga Leonardo Da Vinci për të dekriptuar imazhin që u realizua në vitin 1519.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Zbulohen kafshë në pikturën e Mona Lizës