E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda shqiptare e Nju Jorkut, dënohet 2 krerët, anëtar dhe Almir Rrapo

Një gjykatë federale në Nju Jork ka shpallur fajtorë dy vëllezër shqiptarë për një seri akuzash mes të cilave dhe krijimi dhe drejtimi i organizatës kriminale. Bëhet fjalë për Bruno dhe Saimir Krasniqin, të cilët gjykata Federale e Manhatanit i shpalli fajtor për shantazh, vrasje, tentativë vrasjeje, pëngmarrje, trafik narkotikësh, vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe akuza të tjera.
 

Dy vëllezërit janë pjesë e një bande shqiptarësh që vepron në SHBA dhe kryesisht në Nju Jork, pjesë e së cilës dyshohet të jetë edhe Almir Rrapo, ish-punonjëis i minsitrisë së jashtme që u ekstradua pak muaj më parë drej SHBA-së.
 

Prokurori i çështjes pohoi në gjykatë se vëllezërit Krasniqi kanë drejtuar një prej organizatave kriminale më të dhunshme që ka vepruar gjatë viteve të fundit në Nju Jork. Ai provoi para gjykatës së anëtarët e "Organizatës Krasniqi" janë fajtorë për të paktën 2 vrasje, dy pengmarrje, dy grabitje dhe trafik droge.

Bruno dhe Saimir Krasniqi u shpallën fajtorë për vrasjen e Erion Shehut në vitin 2005 dhe Erenik Grezhdës në vitin 2006. Sipas prokurorit, Erion Shehu, ishte anëtar i një grupi rival të Organizatës Krasniqi dhe në bazë të hetimeve, në varsjen e tij ka qenë i pranishëm edhe Almir Rrapo.
 

Ndërkohë ata u shpallën fajtor dhe për rrëmbimin e një tjetër shqiptari, Neritan Kocareli, edhe ky pjesëtar i një bande rivale, si edhe për vrasjen e Erenik Grezhës, i cili në fakt ishte anëtar i bandës së tyre.
 

Edhe në pengmarrjen e Kocarelit dyshohet se ka marrë pjesë Almir Rrapo. Në bazë të ligjeve amerikane dy vëllezërit Krasniqi rrezikojnë dënimin me nga dy burgime të përjetshme.
 

Në seancën gjyqsore, prokurori amerikan vlerësoi edhe ekstradimin nga Drejtësia Shqiptare të Almir Rrapos .Ndaj këtij të fundit, rëndojnë një sërë akuzash, dhe nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›