E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, gjendet një tjetër kufomë njeriu në det

Durrës- Një tjetër kufomë njeriu është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e Durrësit. Peshkatarët kanë qënë ata që kanë njoftuar policinë pasi kanë konstatuar në zonën e “Bishtit të Pallës”, në një largësi prej 300 metra nga bregdeti, kufomën e një njeriu.

Mesohet se roja dhe policia bregdetare kanë kërkuar 2 orë për kufomën derisa është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e saj në breg. Po ashtu bëhet me dije se trupi i pajetë është i seksit mashkull, 172 cm i gjatë,  mosha: 35-40 vjeç, flokë të zinj dhe lekurë të bardhë. Dhe veshur kishte vetëm një palë xhinse.

Dukë iu referuar pamjes, policia mendon se bëhët fjalë për një shtetas të huaj, duke shprehur dyshimet se mund të jetë trupi i njërit nga marinarët turq që humbën jetën pas mbytjes së anijes tregtare Reina 1, me 19 tetor.

Disa ditë më parë një tjetë kufomë u gjet e dekompozuar në zonë e Kallmit, për të cilën sërish lindën dyshimet se mund të jetë e njerit prej marinarëve turq.

Mesohet se autoritet shqiptare kanë kërkuar nga Ambasada Turke në Tiranë asistencë për identifikimin e dy kufomave. Ekpsertiza e trupave do jetë ajo e cila do të percaktojë nëse bëhët fjalë për trupat e marinarëve turq, apo për të tjerë persona.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Durrës- Gjëndet një kufomë e dekompozuar, nisin hetimet
  2. Durrës, gjëndet i djegur punonjësi i SHISH
  3. Tragjedia Durrës, “Filippos” gjen një varkë të “Reina 1″

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›