E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat me municione nga oxhaku, enigmë shkaqet

MAT – Atentat me fishekë dhe granata nga oxhaku i shtëpisë. Kjo gjë i ka ndodhur familjes Keka në fshatin Xibër Murrizë të Matit. Ishte ora 21:00 dhe si çdo natë, tre anëtarët e familjes Keka ishin mbledhur në shtëpinë e tyre gati për të fjetur gjumë, por një zhurmë nga tarraca e shtëpisë i ka frikësuar ndërsa nga oxhaku janë hedhur municione të llojit fishekë dhe granata. Të tmerruar ata kanë dalë menjëherë jashtë shtëpisë, ndërsa shpërthimi i municioneve, që u dëgjua edhe nga fqinjët, dëmtoi një pjesë të mirë të orendive. Ende nuk ka të dyshuar për ngjarjen, të cilën familja Keka e konsideron si atentat. Një ndër pistat në të cilat po hetohet është ajo e një konflikti të mundshëm pronësie.

Pranga faturistit të OSSH-së, shkaktoi një dëm prej 2.6 milionë lekësh

TIRANË – Prangoset faturisti i OSSH-së, shkaktoi një dëm prej 2.6 milionë lekësh. Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e djeshme Lirjan Qiricin, 37 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë. Ndaj tij, Gjykata e Tiranës, me vendim të datës 22 janar 2010, ka vendosur masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi në bazë të procedimit penal të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë mbi bazën e një kallëzimi penal të bërë nga OSSH Tiranë, u mundësua dokumentimi ligjor i konsumimit të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”. Dyshohet se Lirjan Qirici, gjatë periudhës që ka qenë i punësuar si faturist i energjisë elektrike pranë OSSH-së, Dega Tiranë, ka sjellë një dëm ekonomik prej 2 600 000 lekësh. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

26 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›