E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat me tre plumba djalit te Vehbi Veliajt

TIRAN- Atentat me arme ne kryeqytet qellohet makina e djalit te Vehbi Veliajt. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 16.00 te dites se djeshme ne zonen prane Shkolles se Baletit vetem pak caste pasi Ferik Veliaj dhe dy persona te tjere kishin dale prej saj. Ne momentin e atentatit ne makine ndodhej vetem shoferi i Veliajt i cili ka punuar me pare ne policine shqiptare.


Burime te policise qe shkuan ne vendin e ngjarjes kane gjetur tre predha plumbi ne deren e pasme te mjetit. Sipas tyre atentatoret kane qene dy persona me motor por identifikimi i tyre eshte ende i pamundur pasi ishin me kaska.


Deshmitare okulare nga vendi i ngjarjes pohuan dje per Shekullin se gjithcka ka ndodhur ne sheshpushimin perpara godines se ish-Tatimeve. Makina luksoze po merrte kthesen per tek Rruga e Elbasanit dhe eshte detyruar qe te ndaloje per shkak te trafikut. Ne ate moment ne rruge kishte shume makina dhe kalimtare te rastit. U degjuan disa te shtena. Fillimisht kujtuam se ishin fishekzjarre por me pas pame vrimat tek nje makine luksoze. Nuk morem vesh se kush qelloi- tha dje per Shekullin nje nga deshmitaret okulare te ngjarjes.


Nje tjeter person u shpreh se ne makinen e qelluar me arme ndodhej vetem shoferi ndersa ne sedilien e pasme nuk kishte njeri. Pikerisht sedilja e pasme e makines ishte edhe objektivi i atentatoreve. Sipas policise deri pak caste perpara atentatit ne makine ndodhej Ferik Veliaj dhe dy persona te tjere. Fatmiresisht ata kishin zbritur kur dy personat me motor kane hapur zjarr.
Shoferi ndaloi makinen dhe doli menjehere prej saj. Ai po shikonte perreth por nuk dalloi se nga erdhen plumbat. Ne ate moment u mblodhen shume persona te tjere perreth makines- tha nje nga deshmitaret e ngjarjes.


Nga deshmite e mbledhura nga policia ne vendin e ngjarjes eshte saktesuar vetem se dy atentatoret kane qene me motor dhe se jane larguar me shpejtesi mes makinave te ndaluara perpara semaforit. Policia ka marre ne pyetje te gjithe deshmitaret okulare te ngjarjes shoferin e makines si dhe tre personat qe ndodheshin ne te perpara atentatit. Deri me tani hetuesit nuk kane ndonje dyshim konkret per motivin e ngjarjes apo per autoret e saj. Ata kane sekuestruar ne cilesine e proves materiale tre plumbat ne deren e pasme te automjetit si dhe kane nisur kerkimet per gezhojat.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›