E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vjedh kunatit parate e pronave vidhet nga shoku

Banori i fshatit Lalez ne Komunen e Ishmit ne Durres Rifat Gjyli kishte ne banese nje sasi lekesh pasi kishte shitur nje sasi toke nga pronat e veta ne nje zone turistike dhe parate e shitjes se saj i kishte fshehur ne nje vend te vecante ne banesen e vet ku banonte me te birin dhe nusen e djalit te tij.

Tokat qe kishte shitur i kishte pasur ne nje vend mjaft te lakmuar ne zonen e fshatit Rrotull dhe per kete banoret kishin menduar se ai kishte fituar nje sasi te mire parash. Po me mire se te tjeret ishte ne dijeni kunati i djalit te tij qe banonte ne Manez. Ky i fundit edhe kishte menduar qe te gjente menyren e pervetesimit te ketyre lekeve te cilat nuk e dinte se ku i kishte te fshehura. Dhe nata e Shen Valentinit qe po festohej kudo ne vend i coi krushqise ne vend te dashurise miqesore nje bande te armatosur te cilet pasi kishin maskuar fytyrat i keqtrajtuan banoret e shtepise dhe u grabiten nen kercenimin e armeve 20 milione leke te vjetra.

Kane qene oret e mbremjes kur ne deren e Gjyleve kane trokitur dhe brenda ne banese ne vend te miqve kane hyre njerez te maskuar me arme te mbushura qe ne vend te mikpritjes kerkonin parate e tokes. Ngjarja ka ndodhur gjate mbremjes se dates 14.02.2011 ne fshatin Lalez te Ishmit rreth ores 1930 kohe kur ne kete fshat rendom nuk ka edhe drita dhe levizjet jane totalisht te kufizuara. Parate jane marre te gjitha nen tytat e armeve dhe me pas grabitesit jane larguar. Gjate grabitjes krushku qe kishte motren e martuar me djalin e Rifatit te cilet jane emigrante ne Itali ka qendruar pak i menjanuar ndersa parate ka shkuar dhe i ka marre sipas policise 18-vjecari Riza Shera nga fshati Lis i Burrelit. Grabitja ka shokuar te gjithe fshatin pasi Gjylet jane te njohur si njerez mjaft te ndershem qe kane jetuar gjithe jeten me djersen e tyre dhe jane mjaft komunikues e te dashur.

Pas kesaj ngjarje dhe denoncimit te bere nga te demtuarit te cileve u ishin grabitur parate e tokes se shitur para disa kohesh policia ndermori nje pune intensive hetimore e dokumentuese dhe brenda nje kohe rekord duke bashkepunuar ngushte edhe me Komisariatet e Policise Shijak e Mat u mundesua identifikimi i autoreve te ngjarjes kapja e arrestimi i tyre si dhe realizuan dokumentimin e plote ligjor te rastit. Ata kane bere edhe sekuestrimin e armeve te perdorura nga autoret gjate vjedhjes si dhe te te gjithe shumes se parave te vjedhura. Nje nate pasi ishte kryer vjedhja sipas policise rreth ores 2400 te dates 15.02.2011 u be arrestimi ne flagrance i shtetasve Hekuran Meta 25 vjec banues ne Manez Durres Ylber Murati 23 vjec banues ne Manez Durrs Ardian upi 23 vjec banues ne Lis Burrel Riza Shera 18 vjec banues ne Lis Burrel.

Sipas policise ne baze te hetimeve dhe provave te grumbulluara dyshohet se keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin rreth ores 1930 te dates 14 shkurt kane shkuar ne banesen e te demtuarit 69-vjecarit R.GJ. ne fshatin Lalez ne kohen kur ne banese ky i fundit ndodhej vetem me bashkeshorten e tij dhe te maskuar e nen kercenimin e armeve i kane marre atij shumen prej 20 milione lekesh te vjeter te cilen ai e mbante ne nje nga ambientet e baneses. Policia ne deklaraten e saj thote se nga hetimet e kryera rezulton se autoret e dyshuar te kesaj ngjarje kishin dijeni mbi pranine e nje shume te konsiderueshme parash ne banesen e te demtuarit pasi njeri prej tyre pikerisht shtetasi Hekuran Meta kishte lidhje krushqie me te demtuarin. Sipas banoreve te fshatit Lalez ai kishte te martuar nje moter ne kete shtepi.

Policia ka dale me nje komunikate per shtyp ne te cilen ka bere me dije se te kater shtetasve te akuzuar per kete ngjarjes iu gjet e sekuestruar ne cilesine e proves materiale e gjithe shuma e grabitur te cilen ata e kishin ndare me njeri-tjetrin pas vjedhjes. Njekohesisht ne cilesine e proves materiale u sekuestruan edhe dy arme zjarri automatik dhe nje pushke vetembushese mod 63 me qyte te sharruar. Policia konfirmon se pas kryerjes se veprimeve proceduriale materialet per vepren penale te vjedhjes me arme ne iu kaluan Prokurorise se Rrethit Durres.

Grabitesi vjedh grabitesit
Grabitja e ndodhur ne fshatin Lalez te Ishmit eshte shoqeruar me dy seri grabitjesh. 18-vjecari Shera ka qene personi qe ka shkuar tek vendi i fshehjes se parave dhe qe ka dale me gjithe parate nga banesa. Kur eshte bere ndarja e parave ai u ka dhene ortakeve te grabitjes nga 26 milione leke te vjetra rreth 78 milione ndersa per vete duke qene se ka fshehur vleren e sakte ka marre 122 milione leke mbi gjysmen e vleres se grabitur ciftit Gjyli.

Te tre te tjeret nuk kane ditur se sa para kishin grabitur por hileja e 18-vjecarit Shera ka dale nga hetimi. Denoncimi kishte saktesuar se jane marre rreth 20 milione leke ndersa gjate sekuestrimit te parave ne Manez specialistet e policise kane marre vetem rreth e shumes se vjedhur forcerisht me arme. Duke e ditur se edhe kaq mund te kishin te tjeret e krahut te Burrelit fillimisht jane bere pesimiste nese do te mund te gjenin gjithe shumen e parave te grabitura. Kjo edhe kur kane sekuestruar parate e Cupit por i ka surprizuar 18-vjecari Shera i cili kishte arritur qe tua fuste miqve te bandes se grabitesve. Shera ka plotesuar edhe te gjithe mozaikun e shumes se grabitur per te cilen policia ka deklaruar se eshte arritur qe te gjendet e gjitha.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›