Atentat me tritol fabrikes se cimentos, pranga te dyshuarit
Fushe-Kruje- Atentati me tritol ndaj Fabrikes se Cimentos ne Fushe-Kruje mengjesin e dites se shtune ka nje autor te dyshuar, qe eshte vene ne pranga nga policia. Burime zyrtare bene me dije se ai eshte banor i fshatit Zalle, prane vendit ku gjendet objekti dhe se motivi i sulmit ka qene konflikti i hershem i pronesise, me sipermarresit e fabrikes. Burime zyrtare bene me dije se i ndaluari eshte 26-vjecari Detjan Zalla, banues ne fshatin Zalle te Fushe-Krujes. Megjithese nuk ka pranuar akuzen e ngritur, kontrolli ne banesen e te dyshuarit ka zbuluar prova te mjaftueshme, qe e vene para pergjegjesise. Burime zyrtare thane dje per "KJ" se, "dyshohet se mengjesin e se shtunes, rreth ores 08:10, ne vendin e quajtur fabrika e cimentos ne Zalle, dhe pikerisht ne kembet e ures se transportierit te inerteve, ka vendosur lende eksplozive te tipit tritol, te modifikuar me sahat tavoline dhe te lidhur me fije teli me kapsollen detonatore". Si pasoje, njera nga kembet dhe tek kolona e hekurit te mjetit ka plasur, duke sjelle demtime te paperfillshme, kurse tek dy vendet e tjera sasia e eksplozivit nuk ka plasur dhe caktivizimi eshte bere nga forcat speciale antimine te Tiranes. "Gjate keqyrjes jane gjetur dhe fiksuar ne cilesine e proves materiale dy kallepe ne dukje tritoli, te cilat peshonin gati 1 kilogram, te lidhura me sahat tavoline", njoftuan burimet zyrtare te Policise se Durresit, qe kane kryer verifikimet paraprake ne vendngjarje.
A. B.
A. B.