LSI: Programi qeverises, strategji per turizmin
Levizja Socialiste per Integrim bene te ditur se ne programin e saj qeverises, ekziston nje strategji per mbrojtjen dhe zhvillimin e turizmit kulturor ne Gjirokaster?. Nepermjet nje deklarate per shtyp, zevendessekretari i Pergjithshem i LSI, Besjan Pesha, shprehu dje besimin se rritja e investimeve ne Gjirokaster, do te sjelle ne menyre te padiskutueshme zhvillimin e turizmit te qendrueshem dhe harmonik, duke ruajtur dhe zhvilluar trashegimine kulturore dhe natyrore, gje e cila do te jete objektivi paresor i bashkeqeverisjes PD-LSI. Ai tha se, qe ne vitin e pare te qeverisjes do te merren masa te forta ligjore, per te bllokuar cdo tentative per zhvillime kaotike e kercenuese per zhvillimin e turizmit. "Ne kete funksion me prioritet do te konsiderohen; perfundimi i plote rikonstruksionit te banesave te nisura, celja e fondeve te reja per restaurimin e veprave te tjera muzeale dhe kulturore, pervecse investimeve ne terma financiare, LSI e ve theksin edhe tek investimi ne burimet njerezore sidomos ne krijimin e nje brezi te ri restauruesish, qe do te restaurojne dhe konservojne keto monumente", shpjegoi programin qeverises, Besjan Pesha.