E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Lehte ju qofte mbi krye lendina..."

Agim Picaku

Miqte e mi!

Ju iket ashtu shpejt e larg, aq larg saqe ne nuk ju zeme me. Do te trokisni ne kujtimet tona, diteve qe nuk ju lane t'i jetonit. Me vjen keq per menyren sesi ju njoha une dhe gjithe shqiptaret. Do te kisha dashur t'ju kisha njohur ndryshe, do kisha dashur te pija ndonje kafe me ju, pas punes se lodhshme e stresuese. Ju iket ashtu shpejt e larg, saqe une nuk pata mundesi t'ju thosha se jam nje nga ish-koleget tuaj, qe s'u takuam kurre nga afer edhe pse jetonim ne te njejtin qytet edhe pse i perkasim se njejtes gjenerate edhe pse i perkasim te njejtit profesion.

Per nje cast Shqiperia ndali frymen para vepres suaj. E di, do flasim edhe ca kohe per ju, do shkruajne gazetat me fjale te zgjedhura e te ndjera, do ju japim tituj a grada, urdhra a medalje, do ju perkujtojme cdo vit si shembull i moralit te larte te sherbimit ndaj shtetit, do ju sjellim lule ne varreza, por nje gje s'do mund ta arrijme dot kurre; s'do mundemi t'ju kthejme me mes nesh.

Miqte e mi!

Ju me zgjuat plaget qe flene tek une tash sa vite. Jane plage qe ende vazhdojne te pikojne dhimbje, sa here qe degjoj per nje vrasje, aq me teper kur vrasja bie mbi njeriun me uniforme.

Ne asnje rast nje polic nuk del ne aksion per te vrare nje person ne kerkim sado i rrezikshem te jete ai, por ne cdo rast eshte i vetedijshem per mundesine e moskthimit me ne shtepi. Nje polic eshte njeri si cdo njeri prej jush, qe ka zgjedhur nje profesion per te jetuar. Nje polic eshte bir i nje nene, vella i nje motre, burre i nje gruaje, baba i nje femije. Nje polic e kupton se misioni i tij eshte te luftoje kunder absurditetit njerezor, por kurre s'do donte te behej personazh legjendash. Nje polic e do jeten po aq sa nje politikan ose biznesmen, nje doktor a punetor i thjeshte edhe pse eshte i detyruar te pranoje riskun e profesionit te zgjedhur qe ne ndonje rast mund te jete fatal. Te gjitha keto i di dhe i mendon nje polic nga me i thjeshti, deri te me profesionisti, megjithate ai nuk eshte i penduar per zgjedhjen e bere pasi eshte i vetdijshem se po i sherben vendit te tij. Ai shpreson se njerezit do jene me te ndergjegjshem per ta respektuar kete detyre te shenjte. Nje polic nuk zgjedh kete profesion per t'u bere hero, por mund te behet i tille atehere kur nuk mund ta kuptoje se eshte bere.

Ne s'kemi nevoje per t'u bere heronj pas vdekjes. Nese do ndryshonim pak sjelljen tone si qytetare, opinionin tone, vleresimin tone ndaj personit me uniforme te paprekshme, atehere do te kuptonim se sa e veshtire dhe e pamundur eshte zbatimi i ligjit kur nuk eshte e kultivuar qe ne vogeli, ne vetdijen e secilit, respekti per njeriun qe e zbaton kete ligj. Te mendojme vetem nje cast ndjesite qe provon nje polic i qarkullimit rrugor, i cili eshte i pari qe mberrin ne vendin e nje aksidenti. A e dini ju se ajo qe shohim ne ne kroniken e zeze eshte varianti me i lehte per t'u pranuar nga ana psikologjike ne raport me pamjet makabre qe eshte i detyruar te shohe dhe te operoje nje police A e dini ju se nje polic i Reneas edhe pas largimit te tij nga policia eshte i detyruar te jetoje deri ne vdekje me pasojat psikologjike te ngjarjeve qe ai mund te kete perjetuar ne detyre. Une ju solla ne kujtese dy raste heronjsh te pashpallur.

Ne cdo vend te botes policia eshte ne lufte me boten e krimit, por te pakten ndihet i vleresuar ne maksimum, jo vetem nga shteti te cilit i sherben, por edhe nga komuniteti, qe eshte edukuar me ndjenjen e respektit ndaj personit qe zbaton ligjin. Nese ky ligj do zbatohej sic duhet qe nga ata qe quhen ligjberes e deri tek ata qe quhen ligjzbatues, jam i bindur se ajo liste e gjate, absurde dhe e frikshme e policeve te vrare ne nje vend me minipopullsi sic eshte Shqiperia, do ishte shume here me e shkurter, shume here me e pranueshme per kedo qe e kupton se jeton ne nje vend te lire e demokratik. Por per ironi te fatit ne jetojme ne nje vend ku respekti ndaj ligjit eshte ne miniature. Sa here qe ndodhin ngjarje te tilla te renda e ndiejme nevojen e te kuptuarit me thelle te fjales "respekt" ndaj ligjit te shtetit.

Po sjell ne kujtese filozofin e madh grek, Sokratin, kur gjyqi i Athines i perbere nga 500 gjyqtare e denuan ate me vdekje me akuzen absurde "si nxites per degjenerimin e rinise." Sokrati e kishte tere guximin e mudshem, tere zgjuarsine e duhur per ta shmangur kete gjykim te padrejte, por per cudine e te gjitheve ai rrembeu nje kupe me helm dhe ne menyre demonstrative deshmoi para te gjitheve se ai i nenshtrohet ligjeve te vendit te tij, qofshin keto dhe te gabuara. Sa shume kemi nevoje te kuptojme me thelle kete akt te ndodhur 2500 vjet me pare ne shtetin fqinje nga personi qe vuri themelet e demokracise ne bote. Une solla shembullin e nje figure historike, me permasa boterore, te cilit nuk mund t'i afrohemi as nga madheshtia, as nga zgjuarsia, por te pakten te perpiqemi t'i ngjajme...

Miqte e mi!

E kam te veshtire te flas sot me ju edhe pse ne profesionin tim si polic i shtetit, dy here kam provuar shijen e plumbave mbi trupin tim, dy here kam pare kufirin e jetes me vdekjen. Eshte dhurate e Zotit qe une kam mundesi te shpupuris me dore perseri floket e djalit tim dhe ta shoh ate teksa rritet, apo te shijoje supen e ngrohte te nenes sime plake, qe ma ofron mbi tavoline kur kthehem te shtepia e vjeter. Eshte dhurate nga perendia qe une eci perseri ne rruge dhe ndiej perplasjen e ajrit mengjeseve stinore. Nese ju nuk mundet dot te jepnit nje apel per me shume respekt e mirenjohje per njerezit qe bien ne krye te detyres, e ndiej si obligim ta percjell une kete mesazh.

Miqte e mi!

Une e di se fjalet ngushelluese nuk mund ta zbusin dot dhimbjen e njerezve tuaj me te dashur, te cileve do t'u mungoni pergjithmone, por te pakten ata te ndihen krenare se ju rate si trima, si ata heronjte qe Fishta i madh i qante me lahute:

"Lehte ju qofte mbi krye lendina,

bute ju shkofshin moti e stina."

Lamtumire miqte e mi, qe nuk e pata fatin t'ju njihja se gjalli!...


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›